Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pandemia/ Importohen 17 miliardë lekë barna, KLSH: kontrollohen vetëm 12% e tyre

21:36 18/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Shqiptarët rrezikohen nga barnat e skaduara që mund të importohen, pasi qeveria nuk ka laboratorë për analizat e tyre. Rrezikun e ka ngritur Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditi që ka zhvilluar në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe pajisjeve mjekësore.

Ky institucion, sipas KLSH-së, gjatë vitit të kaluar ka kryer vetëm 12 % të analizave të barnave, që duhet të kontrollonte para se të hidheshin në treg. Kjo agjenci i ka laboratorët të pacertifikuar dhe të paakredituar, nënvizon raporti i auditimit.

Për një vit rresht deri sa ka filluar pandemia, ky laborator ka qenë jashtë funksionit pasi, siç konstatohet, nuk kishte përfunduar ndërtimi i ambienteve të reja, për të cilat u la detyrë të mbaronin deri në mars 2020.

Kjo agjenci nuk ka akoma një sistem në depot farmaceutike që të njoftojë skadencën 1 muaj para të barnave.

Po ashtu, sipas raportit, sistemi i farmakovigjilencës është pothuajse inekzistent duke mos pasur fare ndikim në garantimin e cilësisë së barnave.

Nga cilat vende importojmë?

Sipas auditit të KLSH, pas ndryshimeve ligjore që liberalizojnë këtë import, publiku shqiptar është i ekspozuar nga rreziku i barnave që vijnë nga kompani që nuk kanë standardet e BE-së.

Sa i takon vendeve drejt të cilave Shqipëria ka importuar më shumë medikamente gjatë muajit të kaluar, Italia kryeson listën me një rritje prej 14%, veçanërisht për vitaminat. Në vend të dytë është Gjermania.

Rritje nga ana tjetër kanë shënuar edhe produktet farmaceutike të importuara nga Zvicra, teksa Turqia nga ana tjetër renditet në vend të tretë prej të cilit Shqipëria ka marrë dërgesa ilaçesh me rreth 10% të totalit. Po ashtu Sllovenia zë një vend të rëndësishëm në listën e vendeve që sjellin ilaçe në Shqipëri.

Pandemia

Shqipëria për periudhën e pandemisë mars-tetor 2020 ka importuar në total 17 miliardë lekë produkte farmaceutike, ekuivalente me  137.2 milionë euro, rreth 1 miliardë lekë më shumë se kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Tetori ka shënuar rritje më të madhe të importit të barnave që shënon 2.7 miliardë lekë, referuar të dhënave të Administratës Doganore dhe Buletinit të Tregtisë së Jashtme të INSTAT.

Pse u rritën importet?

Kjo rritje importeve lidhet me shqetësimin e Covid-19 dhe rritjen e rasteve me infektime nga ky virus.

Kompanitë farmaceutike po shfrytëzojnë situatën që të importojnë më shumë ilaçe, por edhe pajisje mjekësore dhe paramjekësore, ku futen edhe maskat apo dezinfektantët.

Ka rritje të importimit të antibiotikëve, vitaminave kryesisht për atë C dhe D, kortizonikëve apo antikoagoulantëve që përdoren kryesisht nga të prekurit me Covid-19.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se në vetëm një dekadë importet e ilaçeve janë dyfishuar. Sipas INSTAT, nëse në vitin 2008 Shqipëria importonte 93 milion euro ilace dhe pajisje mjekësore, tani kjo shifër është më tepër se sa dyfishi.

Sipas të dhënave në vitin 2008, një shqiptar shpenzoi mesatarisht 37 euro për të blerë ilaçe nga importi. Kurse tani importi i ilaçeve për frymë ka arritur në gati 80 euro.

Si faktori i parë ekspertët japin si shkak pandeminë, por konsumi i ilaçeve është rritur edhe nga plakja me ritme të larta të popullsisë. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në katër vitet e fundit, numri i shqiptarëve mbi 60 vjeç është rritur me 70 mijë vetë në vit duke e çuar në rreth 600 mijë vetë këtë shtresë popullsie.

Ilaçe pa recetë

Ndërkohë, sipas Institutit të Shëndetit Publik një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e konsumit të ilaçeve është edhe përdorimi pa kriter i tyre, shpesh pa recetë nga mjeku.

Në faqen zyrtare të Agjencisë së Kontrollit të Barnave jepet së fundmi paralajmërimi “antibiotikët nuk janë karamele”, që iu drejtohet konsumatorëve që të mos i përdorin këto barna pa recetën e mjekut.

Rritja e çmimeve

Ndërkaq, sipas indeksit të çmimeve të muajve të pandemisë, sipas INSTAT ka një rritje me 0.4% të çmimeve qysh në muajin mars 2020 dhe më pas ka qëndruar ky trend i palëvizur i çmimeve. Shifrat e INSTAT, megjithatë janë të dyshimta ose të vjetërsuara sepse nuk marrin parasysh çmimet e analizave të Covid -19 apo të shërbimeve të tjera mjekësore që lidhen me pandeminë në spitalet dhe laboratorët privatë, si skaner apo bombola oksigjeni.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: barnatKLSHpandemia

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para

Burgu i Fushë-Krujës vatër e Covid-19, gjashtë drejtues dalin pozitiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.