Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pandemia e ekonomisë shqiptare, 48 mijë vetë humbën punën në 6 muajt e parë të vitit

15:56 11/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Pandemia e koronavirusit në Shqipëri, ka qenë me “infektuese” dhe shkatërruese në të njejtën kohë për xhepat dhe ekonominë e shqiptarëve, se sa për shëndetin e tyre.

Kjo lloj “kolere ekonomike” ka lënë pa punë plot 48.7 mijë individë në Shqipëri, në krahasim me dhjetorin e vitit 2019.

Kjo gjë konfirmohet nga statistikat zyrtare të publikuara sot nga INSTAT.

Të dhënat i referohen burimeve administrative, që matin numrin mesatar të të punësuarve në sektorin privat jo-bujqësor (mesatare tremujore e llogaritur me të dhënat e listë-pagesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve).

Po ashtu, një tjetër e dhënë është dhe numri mesatar i të punësuarve në sektorin bujqësor, që bazohet në vlerësimet tremujore të Anketës së Forcave të Punës.

Në fund të qershorit, në vend kishte gjithsej 1.1 milion të punësuar, nga 1.15 milionë në fund të 3-mujorit të katërt 2019.

Rënia më e fortë ka qenë në sektorin privat jo bujqësor, ku u regjistruan gati 30 mijë të punësuar më pak se në fund të 2019-s, me një tkurrje prej 6%.

Ky është numri më i ulët i të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor, që nga tremujori i tretë i vitit 2017.

Qeveria mori masa për mbështetjen e bizneseve që u ndaluan të punonin dhe atyre që nuk kishin mundësi të punonin, përmes dy paketave mbështetëse, por kjo sërish nuk e ka ndaluar hemorragjinë e të punësuarve.

Nga sektori privat bujqësor, INSTAT ka gjetur nga anketa se, nga tregu i punës kanë dalë rreth 18 mijë persona, me rënie prej 4% në krahasim me fundin e 2019-ës.

Edhe nga sektori shtetëror rezultojnë gati 2 mijë të punësuar më pak.

Në fund të qershorit 2020, rreth 44% të totalit të të punësuarve ishin në sektorin privat jo bujqësor. 40% punonin në bujqësi dhe pjesa tjetër (rreth 16%) është e punësuar në administratën shtetërore.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, ka një rritje edhe të punëkërkuesve të papunë të regjistruar. Numri i tyre arriti në 84.7 mijë në fund të tremujorit të dytë, ose 14 mijë më shumë në krahasim me fundin e 2019-s.

Rritja më e madhe ishte nga “Punëkërkues të papunë të regjistruar për herë të parë në zyrat e punës” (+5,178) dhe nga “Punëkërkues të papunë të regjistruar të moshës 16-29 vjeç” (3,619), që tregon një shtim të papunësisë tek të rinjtë, por edhe hyrjen në radhët e të papunëve të personave që më parë e kishin një angazhim.

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: pandemiapapunësiaqeveria

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Operacion i përbashkët anti-drogë, arrestohen 11 persona në Itali dhe një fierak në Shqipëri, ja roli që kishte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.