Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pandemia Covid-19/ Ulet besueshmëria për spitalet shtetërore, shqiptarët 70 milionë euro në vit për t’u kuruar te privati

18:18 09/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Gjatë periudhës së pandemisë, shqiptarët janë “shkundur” nga xhepat duke shpenzuar 10% më shumë në aspektin e kurimit, trajtimit dhe përdorimit të barnave mjekësore.

Sipas një raporti studimor, rezulton se në tre spitalet private kryesore në vend, shqiptarët kanë shpenzuar rreth 8.5 miliardë lekë, gati 70 mln euro për t’u kuruar në 2019-n, ose 10% më shumë se një vit më parë…

Edhe pse kanë kaluar mbi shtatë vjet nga lulëzimi i biznesit të spitaleve private, të gjitha vazhdojnë të raportojnë humbje, kur përvoja ndërkombëtare referon një cikël trevjeçar, kur përgjithësisht sipërmarrje të tilla fillojnë të japin fryte, ndonëse interesi i shqiptarëve për tu kuruar tek privati nuk ka munguar për shkak të kushteve jo të mira të sistemit shtetëror shëndetësor.

Gjithsesi, 2019-a ishte më pozitive për sektorin, që ka reduktuar ndjeshëm humbjet.

“Spitali Amerikan”, më i madhi privat në vend, raportoi të ardhura prej 5.4 miliardë lekësh, me një rritje prej 10% me bazë vjetore. Humbjet u reduktuan ndjeshëm, nga 168 milionë lekë në 22 milionë lekë. Kompania ka 6 spitale në vend, si dhe laboratorë e poliklinika.

“International Hospital” (ish-Hygeia), raportoi në vitin e parë të plotë të aktivitetit nën drejtimin e ri, qarkullim vjetor prej 2.6 miliardë lekësh, me rritje prej 9% me bazë vjetore. Për herë të parë që nga fillimi i aktivitetit, humbjet u reduktuan në nivele minimale prej 41 milionë lekësh, nga 481 milionë lekë një vit më parë. “Drejtimi ka marrë hapa për të rritur të ardhurat dhe për të stabilizuar levën financiare”, thuhet në raport.

Në gusht 2018 u finalizua transaksioni për shitjen e Hygeia te Spitali Amerikan. Spitali, që kishte një investim fillestar prej 60 milionë eurosh, është shitur simbolikisht për 1 milion euro, sipas deklarimeve zyrtare, ndërsa 29.5 milionë euro të tjera do të shkojnë për shlyerjen e kredive.

“Salus”, spitali i tretë më i madh në vend, raportoi 431 milionë lekë të ardhura, me rritje 14.4% me bazë vjetore në vitin 2019. Humbjet u reduktuan nga 311 milionë lekë, në 30 milionë lekë.

Përmirësimi erdhi teksa në vitin 2018, pas humbjeve të mëdha, italianët e “Salus Holding” dhe “Policlinico Triestino” (që zotëronin së bashku rreth 57% të totalit) vendosën të shesin aksionet në janar të 2019-s tek aksioneri tjetër Olti Peçini, i cili i ka blerë ato për një vlerë 1.1 milionë euro, duke rritur përqindjen e kapitalit nga 23.8% në 80.2%.

Në raportet vjetore, spitalet deklarojnë se pritet të ndikohen nga pasojat e pandemisë, duke i detyruar të ulin investimet dhe të riskedulojnë kreditë.

Në këto tre spitalet private kryesore në vend, shqiptarët kanë shpenzuar rreth 8.5 miliardë lekë, gati 70 mln euro për t’u kuruar në 2019-n, ose 10% më shumë se një vit më parë.

Tregtimi i pajisjeve mjekësore, biznes më i mirë se farmaceutika

Biznesi i farmaceutikës është një ndër më të mëdhenjtë në vend, por normat e fitimit për tregtuesit e mëdhenj të barnave në pjesën më të madhe mbeten njëshifrore, duke u luhatur mes 5-7%.

Treguesit e përfitueshmërisë kanë rënë në krahasim me 2018-n, në linjë edhe me tendencën ngadalësuese të sektorit, ku importet e produkteve farmaceutike u rritën me ritme shumë të ulëta në 2018-2019, në krahasim me periudhat paraardhëse.

“Rejsi Farma”, “Delta Pharma-Al”, “Megapharma”, “Aldosch”, kishin norma kthimi midis 5-7% në vitin 2019. “Profarma” dhe “Pegasus” e kishin këtë tregues rreth 14-15%.

Operatorët e tregut pohojnë se në vitin 2019, tendencë ka qenë lulëzimi i tregut të OTC (barnat që shiten direkt te klienti pa recetë) dhe suplementeve për arsye të përfitueshmërisë dhe promocionit aktiv.

Për vitin 2020, në lidhje me tregun farmaceutik, është konstatuar se ka një rënie të asaj që cilësohet tregu i recetave akute, kjo edhe për shkak të uljes së numrit të vizitave, të ndikuara nga kufizimet e shkaktuara nga pandemia (si antibiotikë oralë, antihistaminikë etj.)

Gjitashtu edhe të dhënat e INSTAT tregojnë se për periudhën janar-gusht 2020, importi i produkteve farmaceutike shënoi rritje minimale prej 1% në krahasim me 8- mujorin e një viti më parë.

Burimi: Monitor; Përshtati: GazetaReforma.com

Etiketa: 70 milione eurocovid 19pandemiaprivati

Të lidhura

“Rama fali gjobat 1 ditë para zgjedhjeve”/ OSBE-ODIHR: Shqetësuese
Aktualitet

“Rama fali gjobat 1 ditë para zgjedhjeve”/ OSBE-ODIHR: Shqetësuese

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian në misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, në konferencën...

16:05 12/05/2025
Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë
Aktualitet

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Rezultatet e numërimit elektronik në Vorë dhe në Njësinë 10 të Tiranës konfirmojnë fitoren e Partisë Socialiste në të dyja...

11:51 12/05/2025
Para

Remitancat/ Vetëm 33% hyri nga llogaritë bankare të individëve, pjesa tjetër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Rama fali gjobat 1 ditë para zgjedhjeve”/ OSBE-ODIHR: Shqetësuese

“Rama fali gjobat 1 ditë para zgjedhjeve”/ OSBE-ODIHR: Shqetësuese

16:05 12/05/2025
Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

11:51 12/05/2025
E rëndë në Tiranë/ I riu merret peng dhe dhunohet nga 3 persona

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet 26-vjeçari

11:44 12/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Fotografoi votën dhe e shpërndau në rrjete sociale, arrestohet 19-vjeçari

11:34 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.