Vijon prej disa orësh grushti i shtetit në Venezuelë me mijëra qytetarë dhe ushtarë që kanë dalë në mbështetje të presidentit të vetëshpallur Juan Guaidó.
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro shprehu mbështetjen për Guaidon. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo pritet t’i adresohet republikanëve të senatit lidhur me zhvillimet e fundit në Venezuelë. SHBA ka shprehur mbështetjen për Guaidon si kryetar shteti, raporton “Guardian.”
Në vend ka përplasje të ashpra mes atyre që mbështesin pushtetin dhe atyre që janë simpatizantë të opozitës.
Edhe Rusia po vëzhgon situatën. Presidenti Vladimir Putin ka mbledhur këshillin e sigurisë për të diskutuar rreth tentativës së grushtit të shtetit në Venezuelë.