Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Paketa Fiskale 2022 penalizon prodhimin vendas

23:32 12/02/2022
Reading Time: 5 min lexim

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Qendra e Eksportuesve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë – Tiranë, Shoqata e Përpunuesve të Qumështit dhe përfaqësues të sektorit të çimentos, i kundërshtojnë njëzëri ndryshimet e propozuara me Paketën Fiskale 2022. Ndryshimet propozohen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në një kohë kur sipërmarrësit po vuajnë shtimin e kostove, nga shtrenjtimi i lëndës së parë, energjisë, gazit dhe transportit në tregjet ndërkombëtare, për shkak të krizës nga Covid-19. Rritja e taksave, sipas tyre godet drejtpërdrejt prodhimin vendas, pasi shton kostot prodhuese dhe tkurr mundësitë financiare për investime. Bizneset paralajmërojnë se nga shtimi i taksave do të rriten importet dhe do të bien eksportet.

Me paketën e re është propozuar heqja e TVSH-së së rimbursueshme nga 6% që është aktualisht për agroindustrinë bujqësore. Parashikohet që skema e rimbursimit të TVSH-së të zëvendësohet me skema subvencionuese, por ende nuk është prezantuar projekt konkret. Ndryshimet fiskale propozojnë edhe vendosjen e akcizës për gazin  6 lekë/litri, nga zero aktualisht (më parë taksohej vetëm gazi që përdorej për automjete).

Mbështetur në rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), është propozuar heqja e rimbursimit për lëndët djegëse, të cilat përdoren për nevoja teknologjike për sektorë, si: farmaceutika, tullat, çimento, birra dhe nafta bruto. Projektligji “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, përjashton nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë, ose më të madhe se 500 milionë lekë nga 50 milionë lekë aktualisht.

Shoqatat e biznesit ngrenë shqetësimin se projektligjet e paketës së re fiskale, jo vetëm që nuk e ndihmojnë sipërmarrjen të rimëkëmbet nga kriza e Covid-19, por do ta detyrojnë atë që, për të mbijetuar, të rrisë çmimin e produkteve ushqimore dhe bujqësore. Sipërmarrësit paralajmërojnë se nëse këto ndryshime miratohen nga 1 janari 2022, çmimet e produkteve ushqimore do të rriten 30%. Grupet e interesit propozojnë se në këtë periudhë është më i përshtatshëm hartimi i një platforme kombëtare në ndihmë të prodhimit vendas, zbatimi i fondeve subvencionuese, krijimi i një fondi për të lehtësuar kreditimin, si dhe ulja e TVSH-së në 5% për produktet ushqimore.

 

Si penalizohet prodhimi vendas nga ndryshimet fiskale

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë është kundër ndryshimeve të paketës fiskale, pasi sipas sekretarit të përgjithshëm, Arben Shkodra, goditet prodhimi vendas dhe nuk janë të përshtatshme për këtë kohë, kur prodhuesit po vuajnë shtimin e kostove nga çmimet e larta në tregjet e huaja.

“Propozimet fiskale për 2022-n godasin 90% të prodhimit vendas dhe vijnë pas gati 3 vitesh të vështirë që kaloi sipërmarrja nga ngjarja e tërmetit dhe pandemia. Këtë vit po ashtu ka pasur rritje të lartë të çmimeve të lëndëve të para, transportit, energjisë dhe gazit në tregun botëror. Prodhimit vendas i vendosen barra fiskale që nuk i ka pasur më parë, ndërkohë që për 2021, qeveria duhet të kishte nisur bisedimet me sipërmarrjen, jo për paketën fiskale, por për hartimin e një platforme për të mbështetur dhe për të lehtësuar prodhimin vendas”.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (DHTIT), z. Nikolin Jaka, e konsideron paketën fiskale një politikë të nxituar nga qeveria dhe e pakonsultuar më parë me biznesin. “Është një politikë e njëanshme, thjesht për të mbushur boshllëqet e buxhetit të shtetit, por pa llogaritur dhe pa marrë fare në konsideratë goditjen që do të pësojë industria prodhuese. Është një veprim që shkon në kundërshtim me strategjinë e biznesit dhe të investimeve, ku vetë qeveria deklaron se synon dhe pretendon ‘që do të rrisim konkurrueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve, që industria prodhuese të bëhet konkurruese me vendet e rajonit etj’”.

Kreu i DHTI thotë se nga ndryshimet fiskale do të frenohen investimet në teknologji dhe se shtimi i kostove do të përkeqësojë të gjithë sektorët e ekonomisë. “Duke marrë në konsideratë faktin se po përjetojmë një situatë të përshkallëzimit të frikshëm të rritjes së çmimeve në tregun global, për shumë lëndë të para, qeveria në vend që të ndihmojë dhe të lehtësojë sipërmarrjen, me këto projektligje ndikon negativisht dhe shton barrën e kostove të prodhimit dhe me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale për sipërmarrjen vendase dhe ekonominë në tërësi.

Një rritje e paparashikuar e këtyre taksave, pa dyshim do të ndikojë edhe në përkeqësimin e treguesit të eksporteve, të produkteve të këtyre industrive, sidomos agroindustria, përpunimi i qumështit, industria e materialeve të ndërtimit, e çimentos etj. Një tjetër ndikim tepër negativ dhe frenues do të ketë për investimet në teknologji, që aq shumë ka nevojë industria prodhuese. Në këto kushte do të thellojmë më shumë hendekun në konkurrueshmëri me vendet e rajonit”, nënvizon Jaka.

Edhe presidenti i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, pohoi se ndryshimet e propozuara godasin në tërësi agroindustrinë bujqësore dhe ushqimore. Zusi veçon se rritja e taksave do të shtojë kostot e prodhimit vendas, do të rrisë produktet e importit dhe çmimet e produkteve ushqimore. “Nëse miratohen, ndryshimet e propozuara godasin rëndë gjithë agroindustrinë, përfshirë edhe atë ushqimore. Kostot për prodhimin vendas do të shtohen, nuk do të jenë të konkurrueshme. Rritja e taksave do të ndikojë edhe te rënia e eksporteve.

Të gjitha ndryshimet godasin prodhimin vendas. Heqja e TVSH-së së rimbursueshme 6% rrit koston e prodhimit vendas. Në draft thuhet se skema do të zëvendësohet me skema subvencioni, por deri tani nuk është prezantuar asnjë e tillë. Ndryshimet në projektligjin për akcizën do të shtrenjtojnë më shumë gazin që përdorin prodhuesit. Përjashtimi nga TVSH-ja për importin e makinerive për investimet rrit automatikisht koston e blerjes së tyre”, tha Zusi.

 

Nga 1 janari 2022, çmimet pritet të rriten rreth 30%

Rritja e taksave pritet të sjellë shtrenjtim të çmimeve të produkteve ushqimore dhe bulmetit. Përfaqësues të Shoqatave të Bizneseve parashikojnë se efektet e drejtpërdrejta të paketës do të jenë shtrenjtimi i çmimeve që mund të nisë nga 1 janari 2022.

“Nuk dëshirojmë të rrisim çmimet dhe të ulet konsumi, por jemi të detyruar t’i ndryshojmë çmimet nëse propozimet miratohen, sepse duhet të mbijetojmë. Nga rritja e taksave ngarkesa pritet t’i shkojë fermerit ose konsumatorit që do të paguajë, çmime deri në 25% më të larta.

Në tre vitet e fundit që ka nisur zbatimin skema e ndryshuar e kompensimit të TVSH-së nga 20 në 6%, 1,5 L qumësht nga 130 lekë që është shitur në 2018 (para ndryshimit të skemës) sot tregtohet me çmimin e 150 lekë/litër. Ndryshim të çmimeve ka pasur edhe për produktet e tjera bazike të bulmetit, si kosi, gjiza, djathi etj.”, nënvizon kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, Luis Ndreka.

Rritja e taksave me Paketën Fiskale 2022, edhe sipas kreut të DHTIT, Nikolin Jaka, do të shtojë kostot e prodhimit vendas, do të rrisë produktet e importit dhe për rrjedhojë do të rriten të gjitha çmimet e produkteve ushqimore dhe industriale në tregun vendas.

Nëse ndryshimet fiskale të propozuara do të miratohen, kreu i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, paralajmëron se nga 1 janari 2022 do të ndikojë te rritja e çmimeve. “Miratimi i paketës fiskale do të sjellë rritje të çmimeve për të gjitha produktet ushqimore me të paktën 30% nga 1 janari 2022. Prodhuesit nuk mund ta përballojnë rritjen e taksave, teksa kostot e tyre janë shtuar nga rritja e çmimit të karburanteve, gazit, energjisë dhe lëndëve të para. Rritja e çmimeve do të ketë edhe ndikim social te shoqëria, pasi shtrenjtimi i çmimeve nuk do të përballohej”./monitor.al

Të lidhura

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore
Aktualitet

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Familjarët e Isa Rexhepajt, 65-vjeçarit që u gjet i vdekur pesë ditë pas humbjes së kontakteve me të afërmit, kërkojnë...

19:29 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares
Aktualitet

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se tre nivele të gjyqësorit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, Apeli dhe Gjykata e...

18:47 18/07/2025
Para
Horoskopi sot, 13 shkurt 2022

Horoskopi sot, 13 shkurt 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

19:01 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

18:47 18/07/2025
Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

18:23 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.