Deputeti demokrat Dashnor Sula ka akuzuar mazhorancën për shkelje të Kodit Zgjedhor, duke theksuar se qëllimi i “Paketës së maleve” është i lidhur ngushtë me zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë fjalës së tij në fillim të seancës plenare të sotme, Sula theksoi se ky veprim ka karakter elektoralisht të motivuar.
“Keni kaluar në Komisionin e Ligjeve dy ditë më parë, një projektligj që është në shkelje të Kodit Zgjedhor, Paketa e Maleve. Është totalisht për qëllime elektorale dy muaj para zgjedhjeve kur keni pasur kohë, keni zvarritur me muaj nismat e opozitës”, tha ai.