Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka ironizuar krimet e ndodhur gjatë viteve në rajonin e Ballkanit në Samitin e “Ballkanit të Hapur” të mbajtur në Ohër. Ai e krahasoi integrimin në BE me procesin e një martese, ku sipas tij Evropa është nusja, ndërsa Ballkani, dhëndrri me probleme.
Rama e theksoi ironinë e tij edhe më shumë në momentin kur tha se burrit me probleme i kujtohen gjërat që ka bërë si vrasje, therje e hedhje në erë.
“Duke qenë burri, burrë me gjithë këto probleme, me gjithë këto historira, “ke qenë atje dhe ke vrarë këtë, atje ke therur atë, këtu ke hedhur në erë këtë”, është problem i madh. Por ne e kemi shumë të qartë këtë. Ne duhet ta ndërtojmë Europën këtu”, u shpreh ai.
Duke treguar krimet e viktimat ndër vite në rajonin e Ballkanit, në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë kryeministri Rama vazhdoi më tej dhe me hedhjen e bombës atomike nga SHBA-ja në Japoni në Luftën e Dytë Botërore duke thënë se edhe pse ShBA-ja ka hedhur dy bomba atomike drejt Japonisë alenca mes tyre është një nga aleancat strategjike më të forta sipas tij.
“Shtetet e Bashkuara kanë hedhur dy bomba atomike në Japoni dhe një nga aleancat strategjike më të forta dhe nga miqësitë më të ngushta sot dhe jo sot, por prej shumë vitesh në arenën ndërkombëtare është aleanca dhe miqësia e Shteteve të Bashkuara me Japoninë, pas dy bombave atomike. Urdhëroni se ku është sot Japonia dhe nuk do ishte sot aty nëse do të vazhdonte ende sot e gjithë ditën të qëndronte me kurriz nga Shtetet e Bashkuara…”
Po si duket kryeministri Rama ka ‘harruar’ historinë në të vërtetë pasi Japonia ka sulmuar disa vende dhe ndër to ishte edhe Amerika specifikisht Pearl Harbor. Japonia në 1947-tën nisi një sulm të paapritur mbi bazën e Flotës amerikane të Paqësorit në Pearl Harbour në Ishujt Hauai, si pjesë e një plani për të eleminuar çdo sfidë të mundshme ndaj pushtimeve të planfikuara japoneze në Azi. Ishte ky sulm i Japonisë që detyroi Shtetet e Bashkuara të hynin në Luftën e Dytë Botërore
Nga ana tjetër gjithashtu edhe Kosova, Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë sulmuar njeri, prandaj të paktën presin një falje, ndërsa Gjermania dhe Japonia janë të turpuruar për të shkuarën e vet dhe këtë e shprehin vazhdimisht me fjalë e me vepra, ndryshe nga qeveria jonë aktuale e cila ka shumë gjëra për tu ndjerë të turpëruar dhe më e keqja nuk shpreh as minimumin e ndjenjës së turpit e pendesës.
Serbia nga ana tjetër nuk ka bërë akoma asgjë për të shprehur pendesë. Kështu kryeministri ynë duhet të rikujtojë apo të “mësojë” mirë historinë para se të përdori ironinë për vendet e Ballkanit pa kthyer kokën nga vendi i tij i cili po shkon drejt një katastrofe me korrupsione, vjedhje dhe rritje çmimesh të papërballueshme për popullsinë e tij.