Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Pa ne s’do kishte as Prokurori të Posaçme, as hetime VIP”/ Rama vijon me sulmet

10:59 26/02/2025
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar sulmet ndaj SPAK dhe zhvillimeve të fundit, duke përsëritur se mazhoranca e tij është e vetmja garanci për drejtësinë e re në Shqipëri.

Ai tha se pa këtë shumicë qeverisëse, nuk do të kishte hetime ndaj figurave të njohura.

Rama e cilësoi fazën aktuale si “drejtësi europiane, jo ruse”, dhe e paraqiti si një hap të dytë të reformës në drejtësi.

Kryeministri kritikoi masat e sigurisë të lëshuara për 24 zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke i quajtur ato një goditje të panevojshme për institucionin e arsimit të lartë.

Ai theksoi se nuk ka asnjë flagrancë që të justifikonte një vendim të tillë masiv, duke ngritur shqetësime për imazhin e universitetit dhe për perceptimin e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht austriakë, të cilët kanë një partneritet me UBT-në.

Rama e mbrojti Partinë Socialiste si faktor kyç për suksesin e reformës në drejtësi dhe përsëriti se kjo shumicë ka lejuar hetimet ndaj VIP-ve dhe ka mundësuar një drejtësi të pavarur. Ai vuri theksin se pa Partinë Socialiste, asnjë hetim ndaj figurave të njohura nuk do të kishte mundur të zhvillohej.

Gjithashtu, ai u shpreh se, megjithëse SPAK ka të drejtë të veprojë, disa masa sigurie mund të ishin të tepruara dhe që në të ardhmen mund të përballen me pasoja ligjore, duke i dhënë një mesazh të qartë prokurorëve dhe gjykatësve se duhet të respektojnë standardet e drejtësisë europiane dhe prezumimin e pafajësisë.

Në fund, Rama përsëriti mbështetjen e Partisë Socialiste për drejtësinë dhe nënvizoi se kjo parti është e vetmja garanci për reformën në drejtësi, duke aluduar se pa mbështetje nga PS, Shqipëria mund të kthehet pas.

“Ne kërkojmë një drejtësi të pavarur dhe evropiane. Nuk e di pse flasin për strategji elektorale. Ne nuk kemi asnjë strategji elektorale për të minuar asnjë hetim. As rektori nuk u ftua për të ngriur flamurin e pafajësisë për 24 persona që janë marrë me masë sigurie pa gjyq. As ne nuk kemi marrë përsipër në asnjë rast që të themi cili është i fajshëm dhe cili jo. Asnjë nuk konkurron dot në asnjë formë me këtë parti, me këtë forcë politike, me këtë mazhorancë qeverisëse për sa i përket luftës për të pasur një drejtësi të pavarur dhe të drejtë.

Po mos ishte kjo parti, nuk do shikonin kurrë hetime VIP në Shqipëri, nuk do shikonin kurrë një forcë politike në pushtet e cila vullnetarisht ka tërhequr duart komplet nga kontrolli i pushtetit të drejtësisë. Ne nuk mund të rrimë sot pa folur dhe duhet të përgatitetni që të dëgjoni gjithmonë më shumë nga ne. Tani që Reformën në Drejtësi, SPAK dhe Gjykatën Speciale, që i ngritëm ne dhe i kanë marrë të tjerët në birësim pas pilafit, ne kemi hyrë në fazën e dytë. Faza e dytë është drejtësi evropiane jo drejtësi ruse. Pavarësia është kushti i parë. Profesionalizmi dhe standardet evropiane janë dy kushte të tjera të panegociueshme.”

Një gjykatës, special, thotë që dënimi duhet të jetë më i ashpër, sepse populli ka mosbesim! Kjo nuk është drejtësia europiane, kjo është drejtësia e Vladimir Vladimiroviç Putinit. Epo drejtësia e Putinit kurrë këtu! E kemi parë një herë këtë film, por atëherë nuk i thoshin të korruptuar, por armiq të klasës…, tha kryeministri.

Etiketa: ramaSPAK

Të lidhura

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

Përballë temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar...

11:59 29/06/2025
Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë
Kosovë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në...

19:58 28/06/2025
Para
“Epoka e paprekshmërisë po lëkundet”, Dumani: SPAK ka kryer hetime të guximshme

“Epoka e paprekshmërisë po lëkundet”, Dumani: SPAK ka kryer hetime të guximshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

11:59 29/06/2025
Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.