Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

OSBE bën thirrje: “Mbështesni mediat në vështirësitë financiare prej pandemisë”

09:47 03/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ndonëse gazetarët janë ‘kthyer’ në shpresën e shumë njerëzve të mbyllur në shtëpi gjatë pandemisë, si dritarja informuese se çfarë ndodh jashtë mureve të shtëpisë së tyre, duket se vetë media nuk i ka shpëtuar krizës së koronavirusit.

Vlen të përmendet se shtypi i shkruar ndërpreu aktivitetin e tij për disa javë, duke pësuar një goditje edhe më të rëndë, teksa shumë televizione kanë ndërprerë programacionin, për shkak të kushteve të krijuara.

Ndryshimet e bëra në median e shkruar, televizive, por edhe atë online, për shkak të masave kufizuese të marra nga qeveria, duket se po shkaktojnë një impakt negative mbi biznesin mediatik, teksa qeveria shqiptare nuk ka parashikuar ende asnjë paketë ndihmuese.

Gjasat janë shumë të pakta që kjo të ndodhë në të ardhmen, pasi kreu i qeverisë deri tani është shprehur skeptik ndaj një pakete të tillë, ndonëse ka marrë thirrje të shumta nga si nga “Shoqata e gazetarëve europianë”, ashtu edhe nga organizata të ndryshme, madje edhe presidenti Ilir Meta e kryedemokrati Lulzim Basha.

LEXO: Shoqata e Gazetarëve Europianë i kërkon qeverisë shqiptare paketa lehtësuse për mediat

Basha apel qeverisë: Media nuk duhet lënë jashtë ndihmës ekonomike

Për më tepër, më 25 mars bordi drejtues i AMA-s ka krijuar një paketë lehtësuese drejtuar qeverisë për median në kushtet e krizës së koronavirusit, që supozohet t’i shërbejnë si mbështetje medias audiovizive në përballimin e krizës finaciare që epidemia po shkakton, për të mos u rënduar më shumë në ditët në vijim.

Së fundmi, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, u shpreh se media e lirë është i vetmi burim i besueshëm ku merret informacioni dhe po ashtu, media luan rol kyç në luftën kundër përhapjes së informacioneve të rreme, që janë po aq të dëmshme sa dhe vetë virusi.

Ai u bëri thirrje shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së t’i lënë gazetarët të punojnë pa frikë apo favorizime dhe të mbështesin mediat që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë.

“Lërini gazetarët të bëjnë punën e tyre pa pengesa, sigurojuni qasje në informacion dhe mbështetini mediat që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë. Tani që bota gjendet në mes të një pandemie globale, nevoja për të pasur media të lirë është akoma më jetike dhe vendimtare se kurrë më parë. Vendimtare në kuptimin që na jep informacion të besueshëm për situatën shëndetësore dhe na njeh çdo ditë me vendimet e qeverisë dhe masat shëndetësore. Shëndeti ynë varet jo vetëm nga mundësia për të pasur kujdes mjekësor, por edhe nga mundësia për të pasur informacion të saktë për pandeminë, zhvillimin e saj dhe mënyrat për të mbrojtur veten e të tjerët. Po ashtu, media luan rol kyç në luftën kundër përhapjes së informacioneve të rreme. Megjithatë, kemi parë shumë Shtete t’i përgjigjen kësaj krize me masa që kufizojnë lirinë e medias dhe aftësinë e gazetarëve për të raportuar rreth pandemisë. E kuptoj plotësisht dëshirën e autoriteteve për të luftuar informacionet e pavërteta, si ato për mjekimet e rreme. Megjithatë, kjo nuk mund të arrihet duke kufizuar lirinë e medias. Thashethemet ndalohen më mirë duke siguruar qasje në burime të shumta dhe të pavarura informimi dhe jo përmes censurës. Kemi nevojë për më shumë transparencë, për më shumë përgjegjshmëri, për më shumë gazetarë të lirë për të raportuar, jo për më shumë kufizime”, tha Desir.

Pas thirrjeve të shumta, urojmë që qeveria të ndërmarrë paketën e shumëkërkuar me ngulm, teksa edhe gazetarët kanë qenë në vijën e parë të luftës gjatë gjithë pandemisë.

Të lidhura

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë
Aktualitet

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Rezultatet e numërimit elektronik në Vorë dhe në Njësinë 10 të Tiranës konfirmojnë fitoren e Partisë Socialiste në të dyja...

11:51 12/05/2025
E rëndë në Tiranë/ I riu merret peng dhe dhunohet nga 3 persona
Aktualitet

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar nga fshati Picar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka kanosur një gazetar për...

11:44 12/05/2025
Para

A do anulohet mbrëmja e maturës këtë vit? Ministrja Shahini komunikon vendimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

11:51 12/05/2025
E rëndë në Tiranë/ I riu merret peng dhe dhunohet nga 3 persona

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet 26-vjeçari

11:44 12/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Fotografoi votën dhe e shpërndau në rrjete sociale, arrestohet 19-vjeçari

11:34 12/05/2025
Zgjedhjet Parlamentare / Deri në orën 11:00 janë numëruar 1819 kuti, PS në avantazh

Zgjedhjet Parlamentare / Deri në orën 11:00 janë numëruar 1819 kuti, PS në avantazh

11:09 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.