Në qytetin e Elbasanit, dy persona janë proceduar penalisht, pasi janë kapur duke organizuar lojëra fati në bizneset e tyre. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, proceduan në gjendje të lirë L. H., 24 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim E. C., 22 vjeç, G. D., 20 vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Dy persona janë proceduar penalisht në Elbasan, pasi u kapën duke organizuar lojëra fati në bizneset e tyre. Bëhet e ditur se është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehja e të ardhurave”, 28-vjeçari O. C.
Nga kontrollet e kryera në ambientet e lokalit të tij, u gjetën dhe u sekuestruan një telefon në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive. Po ashtu, penalisht në gjendje të lirë u procedua 60-vjeçari I. R.,, banues në Gramsh pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe u sekuestrua një iPad në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive.
Gjithashtu, bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan në gjendje të lirë L. H., 24 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim E. C., 22 vjeç, G. D., 20 vjeç.
Dyshohet se të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vënë flakën mjetit tip “Ford” në pronësi të N. C., banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd. Për pasojë është djegur pjesërisht mjeti, i cili ishte i parkuar para banesës së pronarit.