Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Organizata ndërkombëtare “Oxfam”: Çdo minutë 11 njerëz vdesin nga uria në botë

14:34 09/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Organizata ndërkombëtare “Oxfam” tha se çdo minutë 11 njerëz vdesin nga uria në botë. Oxfam është organizatë që merret me luftimin e varfërisë dhe të premten publikoi raportin “Shumëfishohet virusi i urisë”.

Organizata tha se numri i njerëzve që përballen me kushte jetese të urisë është rritur për gjashtë herë gjatë vitit të fundit. Sipas, Oxfam, numri i të vdekurve nga uria tejkalon shifrën prej shtatë personash, sa vdesin në minutë nga sëmundja COVID-19.

“Të dhënat janë shokuese. Këto nuk janë vetëm statistika, pasi bëhet fjalë për njerëz që përballen me vuajtje të paimagjinueshme”, tha udhëheqësja e Oxfam America, Abby Maxman. Organizata bëri të ditur se rreth 155 milionë njerëz në të gjithë botën aktualisht jetojnë me pasiguri për qasje në ushqim. Shifra shënon një ngritje prej 20 milionësh krahasuar me vitin e kaluar.

Rreth dy të tretat e tyre përballen me uri, sepse vendi i tyre është në konflikt ushtarak.”Në shumë vende, në vend që të luftohet pandemia, palët në konflikt luftuan me njëra-tjetrën, duke u dhënë kështu goditjen e fundit miliona njerëzve të përballur me krizën ekonomike dhe katastrofat klimatike”, tha organizata.

Por, shtetet duket se qëndrojnë indiferente ndaj këtij problemi, pasi Oxfam thotë se pavarësisht pandemisë, shpenzimet globale për armatim u rritën për 51 miliardë dollarë. Kjo shifër tejkalon së paku gjashtë herë shumën e cila i duhet Kombeve të Bashkuara për të frenuar urinë në botë.

“Uria vazhdon të përdoret si një armë lufte, duke penguar civilët nga qasja në ushqim dhe ujë dhe duke penguar ndihmën humanitare. Njerëzit nuk mund të jetojnë të sigurt ose të gjejnë ushqim kur tregjet e tyre po bombardohen dhe të korrat dhe bagëtia shkatërrohen”, tha Maxman. Gjendja më e keqe, sipas raportit, është në Afganistan, Etiopi, Sudanin e Jugut, Siri dhe Jemen. Të gjithë këto vende janë të përfshira në konflikt.

Ndërkohë, ngrohja globale dhe pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit kanë shkaktuar një rritje prej 40 për qind të çmimeve globale të ushqimit. Kjo rritje ka kontribuar që miliona njerëz të bien në pragun e urisë, tha raporti. REL

Etiketa: nderkombetarene boteorganizataoxfamvdesin

Të tjera

Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking
Bota

Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking

Një sulm i përgjakshëm dhe i planifikuar me kujdes ka tronditur sërish Shtetet e Bashkuara. Në një nga skenat më...

22:32 27/08/2025
Të shtëna me armë zjarri në një restorant në New York, tre të vdekur dhe tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë zjarri në një restorant në New York, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur New York në orët e para të mëngjesit, ku tre persona humbën jetën dhe...

15:55 17/08/2025
Para
Muzikë në lokal pas orarit të caktuar, gjobë 1 mln lekë dhe procedohet penalisht administratori

Muzikë në lokal pas orarit të caktuar, gjobë 1 mln lekë dhe procedohet penalisht administratori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shok në QSUT/ Urdhëri ndal analizat: nuk ka më buxhet për pacientët

Shok në QSUT/ Urdhëri ndal analizat: nuk ka më buxhet për pacientët

15:20 28/08/2025
Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale

Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale

14:15 28/08/2025
Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

12:04 28/08/2025
Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës

Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës

10:29 28/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.