Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Organizata Botërore e Shëndetësisë sapo trazoi ujërat me deklaratën e fundit

22:06 13/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Duket se në një pjesë të mirë të vende, situata nga koronavirusi po përmirësohet dhe pak nga pak njerëzit po i kthehen jetës, sigurisht duke patur parasysh se virusi është mes tyre.

Protokollet e sjelljes janë të shumta, teksa shpresat janë tek krijimi i vaksinës që do i jepte fund luftës me armikun e padukshëm.

Mirëpo, deklarata e fundit e ardhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në konferencën e sotme në Gjenevë, nuk është shumë optimiste.

Ekziston mundësia që koronavirusi t’i shtohet listës së epidemive dhe në vend që ta zhdukin, shoqëritë mund të mësojnë të jetojnë me të.

Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i urgjencave të OBSH-së, teksa po fliste në videokonferencën e përditshme u pyet në lidhje me parashikimet për jetëgjatësinë e virusit, duke u përgjigjur se:

“Unë mendoj se është e rëndësishme ta vendosni këtë në listën e hipotezave të mundshme për të ardhmen. Ky virus mund të bëhet vetëm një tjetër virus epidemic në komunitetet tona. Dhe ky virus mund të mos zhduket kurrë. HIV nuk ka ikur, ne jemi përshtatur me të, kemi gjetur terapitë dhe kemi gjetur metodat e parandalimit, dhe njerëzit nuk ndjehen aq të frikësuar si më parë. Unë mendoj se është e rëndësishme që ne të jemi realist dhe nuk mendoj se dikush mund të parashikojë kur ose nëse kjo sëmundje do të zhduket,” tha zyrtari i OBSH.

Mike Ryan gjatë konferencës

Më tej, Ryan shtoi se shpresa e madhe është që shkencëtarët të gjejnë një “vaksinë shumë të efektshme” për t’u shpërndarë te të gjitha vendet në botë, duke i dhënë një “goditje përfundimtare këtij virusi”.

“Por kjo vaksinë në të vërtetë do të duhet të jetë e disponueshme dhe të jetë shumë e efektshme, ajo do të duhet të vihet në dispozicion për të gjithë. Dikush duhet ta krijojë atë dhe ta bëjë si duhet, që të gjithë të marrin një dozë prej saj. Ne duhet të jemi në gjendje ta realizojmë atë. Secili prej hapave që hedhim është i mbushur me sfida.”shtoi ai.

Bashkëjetesa me Covid-19 do bënte që testimi dhe gjurmimi i rasteve do të bëhen pjesë e jetës sonë, teksa ekziston mundësia që në shumë vende, një udhëzim i papritur për tu izoluar mund të vijë në çdo kohë.

Trajtimet mund të zhvillohen – por shpërthimet e sëmundjes mund të ndodhin çdo vit, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve do të vazhdojë të jetë i lartë.

Një hipotezë e tillë ishte formuluar më parë nga ekspertë të ndryshëm nga bota, por nuk ishte artikuluar në rrugë zyrtare.

Për më shumë lexoni artikullin e mëposhtëm:

Çfarë do ndodhë nëse vaksina kundër Covid-19 nuk krijohet kurrë dhe cili është plani B që bota ka?

Etiketa: koronavirusiOBSHpandemia

Të tjera

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten
Aktualitet

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Edhe pse kostot e importeve ushqimore kanë rënë prej tre vitesh me radhë, Shqipëria po përjeton një rritje të pandalshme...

15:11 10/12/2025
Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion
Aktualitet

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i...

14:06 10/12/2025
Para

Babai ngacmon seksualisht të bijën, flet nëna: Nëse shteti nuk e dënon, do ta vras vetë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

15:11 10/12/2025
Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

14:06 10/12/2025
12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

13:03 10/12/2025
Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

09:54 10/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.