Nëse protestat e mëparshme të opozitës kanë qenë të përqendruara në një vend, mesa duket këtë herë strategjia ka ndryshuar. Tashmë protesta e nesërme nuk do të jetë e ngjashme me ato të herëve të shkuara, pra e përqendruar vetëm para hyrjes së Parlamentit, por e shpërndarë në disa pika strategjike.
Sipas Ballkanweb, plani tashmë është konfirmuar nga një zyrtar i lartë i opozitës dhe qëllimi i planit është që të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunës policore kundër protestuesve.
Sipas hartës së publikuar tregohen edhe pikat kryesore ku do të jenë të shpërndarë protestuesit. Pikat e referimit janë kyçe dhe lidhen drejtpërdrejt me Parlamentin dhe bëhet fjalë për: hyrjen kryesore, hyrjen nga qendra tregtare Toptani, hyrjen nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrjen nga rruga tek Bashkia, hyrjen nga Pedonalja dhe hyrjen nga unaza, pranë PD.