Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Opozita kritikon qeverisjen dy vjeçare të Kurtit, ja arsyet

16:51 16/02/2023
Reading Time: 3 min lexim

Deputetë të partive opozitare në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës, kanë kritikuar qeverisjen dyvjeçare nën udhëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ata kanë akuzuar Qeverinë se përgjatë këtyre dy vjetëve nuk ka arritur të adresojnë problemet me të cilët përballen qytetarët e Kosovës, dhe sipas tyre, nuk ka pasur ndryshime pozitive në Kosovë.

Largimi i qytetarëve për një jetë më të mirë ne vendet e Bashkimit Evropian, shkalla e lartë e papunësisë dhe varfërisë, janë disa nga problemet që deputetët të partive opozitare kanë theksuar.

“Asnjëherë më para nuk ka pasur radhë kaq të gjata të të rinjve kosovarë dhe e profesionistëve para ambasadave për ta lëshuar vendin”, tha deputetja e subjektit opozitar, Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Eliza Hoxha.

Ndërkaq, deputeti i partisë tjetër opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se me qeverisjen Kurti, Kosova është më e varfër.

Qytetarët e Kosovës, tha ai kanë humbur shpresën në këtë Qeveri dhe kanë marrë rrugën e mërgimit.

Sipas tij, vetëm në vitin 2022, në Ambasadën gjermane dhe atë zvicerane në Prishtinë kanë aplikuar për vizë mbi 130 mijë qytetarë të Kosovës.

“Brenda 10 vjetëve në Kosovë janë larguar 30 për qind e popullatës së Kosovës. Unë nuk e them që ky trend është vetëm tani. Por, kur ju thoni që kjo është Qeveria e shpresës, të dhënat që iu prezantova janë më shqetësuese se një vit paraprak, pra trendi është në rritje masive”, tha Tahiri.

Deputetja e subjektit opozitar, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka pyetur kryeministrin Kurti se cilat janë sukseset në ekonomi dhe cila është reforma e vetme e cila është marrë në fushën e politikave fiskale.

“Ju keni dështuar të bëni një reformë të vetme fiskale, një projekt të vetëm sa i përket përmirësimit të ambientit të biznesit”, tha Bajrami.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu përgjigjur deputetëve, tha se përgjatë këtyre dy vjetëve kanë shënuar arritje të mëdha në drejtësi e punësim, pasi edhe aty ka qenë fokusi i tyre si Qeveri.

“Për të parën, të gjithë pajtohen se është bërë një punë e jashtëzakonshme e Policisë së Kosovës për luftimin e krimit të organizuar. Nga fillimi i mandatit janë realizuar mbi 850 operacione policore, mbi 3.200 persona të arrestuar – prej tyre 301 zyrtarë publik[, 69 grupe kriminale janë shkatërruar”, tha Kurti.

Sa i përket akuzave të deputetëve nga partitë opozitare për ikjen e të rinjve për shkak të keqqeverisjes, Kurti tha se janë duke punuar në vazhdimësi për secilin qytetar të vendit pa dallim dhe kanë për synim kthimin e besimit në institucione në shtet dhe ngritjen e mirëqenies sociale për ta zvogëluar migrimin.

“Nga fillimi i mandatit deri më sot, kemi mbi 40 mijë më shumë të punësuar”, tha Kurti.

Qeveria aktuale e Kosovës është formuar më 22 mars të vitit 2021.

Lëvizja Vetëvendosje, lider i së cilës është kryeministri aktual, Albin Kurti, ka fituar 50.28 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit të vitit 2021. REL

Të lidhura

SKY ECC “Black Eagle” / Apeli: Paratë e kokainës pastroheshin në Shqipëri
Aktualitet

SKY ECC “Black Eagle” / Apeli: Paratë e kokainës pastroheshin në Shqipëri

Në Gjykatën e Apelit të Brukselit vijon shqyrtimi i dosjes “Black Eagle”, ku 34 persona janë nën akuzë për pjesëmarrje...

09:49 22/05/2025
Gjermania vendos brigadë të përhershme në Lituani për mbrojtjen e NATO-s
Bota

Gjermania vendos brigadë të përhershme në Lituani për mbrojtjen e NATO-s

Bundeswehr-i, ushtria gjermane, ka nisur zbatimin e një prej angazhimeve të saj më të mëdha të kohëve të fundit, vendosjen...

09:31 22/05/2025
Para
“Dorëzohet” PS! Balla zbulon datën kur do të mbahet mocioni me debat në Kuvend

“Dorëzohet” PS! Balla zbulon datën kur do të mbahet mocioni me debat në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SKY ECC “Black Eagle” / Apeli: Paratë e kokainës pastroheshin në Shqipëri

SKY ECC “Black Eagle” / Apeli: Paratë e kokainës pastroheshin në Shqipëri

09:49 22/05/2025
Gjermania vendos brigadë të përhershme në Lituani për mbrojtjen e NATO-s

Gjermania vendos brigadë të përhershme në Lituani për mbrojtjen e NATO-s

09:31 22/05/2025
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me trafik-ndarësen

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me trafik-ndarësen

09:12 22/05/2025
Nis Konferenca e 5-të Ndërqeveritare, Shqipëria hap kapitujt e Grupimit 3

Nis Konferenca e 5-të Ndërqeveritare, Shqipëria hap kapitujt e Grupimit 3

08:59 22/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.