Edhe pse ditën e djeshme u fol për një protestë të opozitës së bashkuar jashtë Parlamentit ashtu si çdo të enjte, mirëpo mesa duket planet kanë ndryshuar.
Ditën e djeshme u bë e ditur se gjatë seancës së sotme plenare, do të zhvillohej një interpelancë me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe burime brenda PD-së, bëjnë me dije se protesta e sotme nuk do të zhvillohet.
Edhe pse Policia e Shtetit i ka marrë masat dhe është shtuar prania e saj rreth Parlamentit, sot mesa duket opozita e bashkuar ia ka lënë radhën opozitës së re të Parlamentit që të veprojë.
Interpelanca e shumëpritur është kërkuar nga deputetët e opozitës,e kryesuar nga Ralf Gjoni, ku ky i fundit do të japë llogari për vjedhjen në Rinas, por njëkohësisht pritet të diskutohet edhe për vendimin e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët.