Një operacion i koduar “Motoristi” vuri në pranga 7 persona disa ditë më parë, në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Ditën e sotme Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për të arrestuarit Korab Cala, Anton Gjini, Onfred Dedja , Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala, Alfred Sefa.
Gjatë një operacioni që zhvilloi policia disa ditë më parë, këtyre personave iu sekuestruan 62 kg lëndë narkotike kanabis. Kujtojmë se gjatë momentit të arrestimit, personat kanë qenë duke lëvizur me tre mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë dhe pas kontrollit nga shërbimet e policisë të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjet lënda narkotike, kanabis.
Në cilësinë e provës materiale së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan edhe 3 mjetet dhe 12 aparate celularë.
Njoftimi i Policisë
Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Motoristi”.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Sekuestrohen rreth 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Arrestohen në flagrancë 7 shtetas.
Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas marrjes së informacionit se disa shtetas që po lëviznin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dispononin sende të kundërligjshme me vete, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Motoristi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
C., 39 vjeç, O. D., 44 vjeç, K. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, G. L., 28 vjeç, banues në Dibër, A. Gj., 39 vjeç, G. S., 22 vjeç dhe A. S., 40 vjeç, banues në Krujë.
Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me 3 mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjetën rreth 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa.