Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Operacioni i SPAK te call center-at në kullat e Tiranës, 6 të arrestuar, qindra server dhe Ferrari në sekuestro

17:25 18/01/2026
Reading Time: 7 min lexim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër mashtrimit kompjuterik të kryer përmes Call Center-ave në Tiranë, duke arrestuar në flagrancë 6 persona dhe duke ndaluar të tjerë të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Hetimi u regjistrua më 9 janar 2026 dhe nisi pas denoncimeve dhe materialeve të dorëzuara nga gazetarët e emisionit investigativ italian Le Iene, që transmetohet në Mediaset. Sipas SPAK, materiali i siguruar përfshinte prova filmike të realizuara pas infiltrimit të një shtetasi italian në një Qendër Thirrjesh që operonte në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, Call Center-i ndodhej në godinën Atti Tower, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse. Nga aty dyshohet se një strukturë e mirëorganizuar mashtronte shtetas italianë dhe europianë, duke i bindur të investonin në platforma të rreme të kriptomonedhave. Aktiviteti kryhej në disa gjuhë të huaja, me role të ndara qartë dhe me poste të strukturuara pune.

Nga hetimet e Byrosë Kombëtare të Hetimit rezultoi se organizatorët kishin ngritur një sistem të sofistikuar sigurie, përfshirë kamera monitorimi dhe personel civil vëzhgimi jashtë ambienteve të Qendrës së Thirrjeve. SPAK bën me dije se mbrëmjen e 15 janarit 2026, pas përfundimit të punës, ky personel vëzhgues ka njoftuar drejtuesit për një ndërhyrje të mundshme të autoriteteve.

Pas këtij sinjalizimi, në orët e para të mëngjesit të 16 janarit 2026, ambientet e Call Center-it janë boshatisur dhe pajisjet janë larguar. Gjatë gjurmimit, hetuesit konstatuan se pajisjet kompjuterike po transportoheshin drejt një ambienti tjetër të marrë me qira në godinën Downtown One, në bulevardin “Bajram Curri”.

Disa persona u kapën në flagrancë teksa transportonin pajisje kompjuterike, ndërsa në ambientin e ri u gjet një Qendër tjetër Thirrjesh në ndërtim e sipër. Aty u sekuestruan kompjutera, telefona, serverë, hard disqe, karta SIM, laptopë dhe dokumente të shumta. Po ashtu, persona të kapur në flagrancë po transportonin edhe një kosh mbeturinash me sende të dyshuara të marra nga Call Center-i në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat po asgjësoheshin.

Në total janë arrestuar në flagrancë 6 persona, ndërsa për 2 të tjerë janë ekzekutuar urdhra ndalimi. Janë shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë, të dyshuar si organizatorë të aktivitetit kriminal. Në kërkim janë tre vëllezërit Prekaj, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente të ndryshme, banesa, zyra, automjete dhe garazhe, janë sekuestruar qindra pajisje kompjuterike, sisteme monitorimi, dokumente, automjete dhe motomjete. Mes pasurive të sekuestruara është edhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Të arrestuar në flagrancë janë Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi. Me urdhër ndalimi janë ndaluar shtetasit me inicialet K.K. dhe H.XH.

SPAK njofton se hetimet vijojnë për inventarizimin dhe analizimin e të gjitha pajisjeve të sekuestruara, identifikimin e plotë të personave të përfshirë dhe të viktimave të mashtrimit, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare. Prokuroria e Posaçme falënderon Policinë e Shtetit për mbështetjen operative, si dhe stafin e emisionit “Le Iene”, puna e të cilëve bëri të mundur inicimin dhe dokumentimin e këtij rasti mashtrimi masiv.

Njoftimi i SPAK:

SPAK ndalon dhe arreston persona të  përfshirë në veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rregjistroi procedimin penal nr.03/2026, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal,“Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Procedimi u regjistrua në datën 9.1.2026 në Byronë Kombëtare të Hetimit pas paraqitjes së gazetarëve italianë të emisionit investigativ “Le Iene”, që trasnmetohet në Mediaset. Ata kanë dorëzuar materiale të punës së tyre.

Gjatë këtij hulumtumi është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Toëer”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Investigimi mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Qendra e Thirrjeve. Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një shtetas italianë, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale të menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese.

Duke iu referuar materialeve video bëhet fjalë për një Qendër Thirrjesh, që ndodhej në katin e 9-të dhe të 13-të të “Atti Tower”. Nga pamja e përgjithshme, dinamika e komunikimit dhe veprimet e personit që kryen regjistrimin apo edhe personave të tjerë, shihet se është një qendër e mirëorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

Pas regjistrimit të këtij procedimi penal, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur menjëherë puna për identifikimin e organizatorëve dhe dokumentimin e aktiviteti kriminal të mashtrimit.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.

Pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme, nr.85, datë 15.1.2026, hetuesit e BKH-së konstatuan në datën 16 Janar 2026, boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit. Falë veprimeve të shpejta dhe të pandërprera hetimore u bë i mundur identifikimi i personave dhe automjeteve të përdorura për largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i. Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa shtetasve, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira në “Downtown One”, në Bulevardin Bajram Curri.

Pas kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër. Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancës, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar.

Në kushtet e kapjes në flagrancë është kërkuar mbështetja e punonjëve të Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë.

Shtetasin e arrestuar në flagrancë janë 6 persona me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M.,R.P.,O.K..

Gjithashtu, paralelisht me identifikimin e Qendrës së dytë të thirrjeve, në sajë të veprimeve verifikuese, janë nxjerrë dhe ekzekutuar urdhrat e ndalimit për shtetasit me inicialet; K.K. dhe H.XH., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në ecuri të veprimeve hetimore, në datë 17.1.2026, janë lëshuar dhe urdhrat e ndalimit për tre shtetas të tjerë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga netet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, të cilët nuk janë gjetur deri në këto momente.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi.Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.

Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Falenderojmë Policinë e Shtetit për mbështetjen e dhënë në fazën e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme si edhe gjatë veprimeve të mëtejshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Prokuroria e Posaçme falenderon në mënyrë të veçantë edhe stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” të  “Mediaset”, falë punës të së cilëve, u bë e mundur inicimi dhe hetimi i këtij rasti të mashtrimit masiv në Qendrën e Thirrjeve në Shqipëri.

Gjithashtu, SPAK u tërheq vëmendjen qytetarëve dhe medias për fenomenin e mashtrimit online përmes Qendrave të Thirrjeve (Call Center) dhe kjo është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me prioritet edhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, një apel u shkon edhe shtetasve që punojnë në këto qendra, për t’u ndërgjegjësuar dhe për t’u mos bërë pjesë e veprimtarive të paligjshme.

Të tjera

Ftesa personale edhe miratimi nga FB!
Aktualitet

Ftesa personale edhe miratimi nga FB!

Nga Irena Beqiraj  Ndërsa ftesa  e Trump u konsiderua një ftesë  personale nga  Rama , konfirmimi i saj në FB...

18:05 18/01/2026
Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur
Aktualitet

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

Shtypja brutale e protestave antiqeveritare në Iran ka marrë përmasa tronditëse, duke u shndërruar në atë që mjekët e përshkruajnë...

15:06 18/01/2026
Para
Ftesa personale edhe miratimi nga FB!

Ftesa personale edhe miratimi nga FB!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ftesa personale edhe miratimi nga FB!

Ftesa personale edhe miratimi nga FB!

18:05 18/01/2026
Operacioni i SPAK te call center-at në kullat e Tiranës, 6 të arrestuar, qindra server dhe Ferrari në sekuestro

Operacioni i SPAK te call center-at në kullat e Tiranës, 6 të arrestuar, qindra server dhe Ferrari në sekuestro

17:25 18/01/2026
Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

15:06 18/01/2026
“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

21:53 17/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.