Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Operacioni i SPAK, lëshohet masë e re sigurie për Lulzim Berishën

16:20 17/05/2024
Reading Time: 3 min lexim

SPAK ka lëshuar një masë të re sigurie për ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili aktualisht ndodhet në burg në Spanjë, në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë. SPAK ka lëshuar urdhër-arrest të ri për Berishën, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar për operacioni, nga i cili është kërkuar arrestimi i 43 personave.

Lulzim Berisha, u arrestua nga policia më 14 Dhjetor 2023, pas 3 vitesh arrati. Arrestimi i tij u finalizua si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes palës shqiptare dhe agjencisë FAST të Spanjës. I konsideruar si ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha ka një kalvar të gjatë procesesh gjyqësore me drejtësinë shqiptare.

Konkretisht në 2012 ai u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Durrësit për disa krime të rënda, dënim ky që u rrëzua në Korrik të 2014 nga Gjykata e Lartë. Kjo e fundit e dënoi atë përfundimisht me 25 vjet burg, por vetëm dy vite pas këtij dënimi ai u lirua nga burgu, konkretisht në Dhjetor të 2016.

4 vite pasi fitoi lirinë, ndaj Lulzim Berishës nis një tjetër proces penal, ku u shpall sërish në kërkim nga drejtësia. Për të SPAK ngre akuzën e pjesmarrjes në vrasjen e Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe mikut të tij Artan Arsi, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2005. Sikur të mos mjaftonin këto, në vitin 2021, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin për lirimin e Lulzim Berishës në 2016 dhe kërkoi rikthimin e tij në burg. Kërkesë kjo e cila pritet të realizohet vetëm pas përmbylljes së procesit të ekstradimit të tij në Shqipëri.

Prej orëve të para të mëngjesit, me urdhër të SPAK, policia dhe RENEA kanë kryer kontrolle në një sërë banesash, për të bërë të mundur kapjen e disa personazheve të njohur të botës së krimit, të cilët dyshohen për të paktën 6 vepra të rënda penale të ndodhura në vendin tonë. Burime bëjnë me dije për ZËRIN se nga 43 urdhër-arreste të lëshuara në total, janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre, ndërsa shumë prej personazheve më të lakuar të krimit nuk janë gjetur në banesat e tyre.

Kontrolli është ndërmarrë në disa qytete, ku në Tiranë, policia është përqëndruar në banesën e vëllezërve Duka, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes s ëish-efektivit të Polisë Santiago Malko, si dhe njihen si rivalë të Ervis Martinajt. Edhe në banesën e këtij të fundit SPAK ka ushtruar kontrolle, edhe pse bosi i lojërave të fatit rezulton i zhdukur prej afro dy vitesh.

SPAK ka lëshuar urdhër-arrest dhe për disa personazhe të njohur të botës së krimit në Durrës, Endrit Doklen dhe Plarent Dervishajn, të cilët prej disa vitesh kanë gjetur strehim në Dubai. Po ashtu urdhërarreste janë lëshuar dhe për dy vëllezërit Abdylaj në Shijak, të cilët dhe më herët kanë pasur llogari të hapura me drejtësinë, në kuadër të dosjes 339. Kontrollet janë shtrirë dhe në zoën e Niklës, ku SPAK ka kërkuar arrestimin e Valter dhe Durim Bamit, ky i fundit rezulton se nuk ka qenë në banesë në momentin e mbërritjes së forcave RENEA.

Në Vlorë kërkimet janë zhvilluar në banesën e Fatmir Hysenit, i cili është marrë i pandehur në mungesë për vrasjen e Santiago Malkos, dhe gjithashtu ka qënë një prej emrave që janë përmendur si autorë të mundshëm të atentatit ku u vra Brilant Martinaj.

Në mesin e emrave VIP nga operacioni i sotëm është dhe ai i ish-deputetit të Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, Arben Ndoka. Deri tani dihet se socialisti ka qenë i përfshirë në një skemë të tjetërsimit të tokave në Lezhë, ndërsa më herët pasuria e tij është vënë në sekuestro.

EMRAT e personave që përmenden deri tani në këtë operacion

Ervis Martinaj

Endrit Dokle

Plarent Dervishaj

Durim Bami

Valter Bami

Altin dhe Astrit Avdylaj

Fatmir Hyseni

Marklen Haka

Arben Ndoka

Leonard dhe Erlis Duka

Ervis Doçi alias “Visi i Pojës”

Albert Zaja

Etiketa: lulzim berisha

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para
Vrasja e Reols Hysnelit në Gjermani, ngrihet akuzë ndaj të riut shqiptar

Vrasja e Reols Hysnelit në Gjermani, ngrihet akuzë ndaj të riut shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.