Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

One Albania rrit tarifat pa arsye, AKEP zgjohet me vonesë ndërsa qytetarët paguajnë më shumë

20:47 11/04/2026
Reading Time: 3 min lexim

Rritja e tarifave nga “One Albania” duke nisur nga 1 maji 2026 ka rikthyer në vëmendje një problem të vjetër që qytetarët e përjetojnë çdo ditë: një treg të kontrolluar, ku çmimet rriten vazhdimisht, shërbimi mbetet i njëjtë dhe institucionet reagojnë vetëm pasi dëmi është bërë. Pas ankesave të shumta, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka dalë me një reagim, por për shumëkënd kjo vjen shumë vonë, në një situatë që ka vite që ndodh para syve të të gjithëve.

Kreu i AKEP, Gentian Sala, i pyetur nga News24, u shpreh se institucioni është në komunikim të vazhdueshëm me operatorin dhe se çështja po ndiqet.

“Kemi komunikim të vazhdueshëm me operatorin telefonik, por edhe javën që kaloi specifikisht për këtë çështje. Nëse ka vend për vendim, do marrim një vendim; për çdo ankesë do ketë një përgjigje”, deklaroi ai. Një qëndrim që vjen vetëm pasi abonentët kanë shpërthyer në reagime publike dhe pakënaqësi të hapur.

Në këtë panoramë, roli i Autoritetit të Konkurrencës mbetet po aq problematik. Vetë institucioni ka pranuar se tregu i telefonisë celulare funksionon si një duopol i pastër mes “One Albania” dhe “Vodafone”, me çmime që rriten në mënyrë të sinkronizuar dhe me paketa pothuajse identike. Megjithatë, ky konstatim vjen pas viteve të tëra ku qytetarët kanë përballuar rritje të vazhdueshme tarifash pa asnjë ndërhyrje reale. Hetimet e nisura duken më shumë si reagime të vonuara sesa masa konkrete për të ndalur një treg të kontrolluar, duke e lënë konsumatorin pa mbrojtje përballë një situate që ka kohë që është bërë normë.

Sipas njoftimit të kompanisë, tarifat do të rriten deri në 2.2%, duke u bazuar në indeksin e çmimeve të konsumit të publikuar nga INSTAT. Në pamje të parë, kjo mund të duket si një rritje e vogël, por në praktikë është një mekanizëm i përhershëm që e transferon inflacionin drejtpërdrejt te qytetari, pa asnjë lidhje reale me kostot e shërbimit. Shërbimet celulare bazohen në infrastrukturë dhe frekuenca të licencuara që nuk kanë pësuar ndryshime që justifikojnë këto rritje të njëpasnjëshme, ndërsa qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë për të njëjtin nivel shërbimi.

Kjo praktikë është kthyer në normë. Që prej vitit 2024, kompania ka futur në kontrata klauzola që lejojnë indeksimin automatik të çmimeve çdo vit sipas inflacionit. Fillimisht për bizneset dhe tashmë për të gjithë abonentët, duke garantuar rritje të vazhdueshme të të ardhurave për kompaninë dhe një barrë të shtuar për familjet.

Ndërkohë, pakënaqësia e qytetarëve nuk lidhet vetëm me çmimet. Prej kohësh raportohen probleme të vazhdueshme me cilësinë e shërbimit, mungesë mbulimi, internet të ngadaltë dhe ndërprerje të shpeshta. Një nga episodet më të rënda ishte bllokimi i rrjetit për rreth 120 minuta, duke lënë mijëra abonentë pa shërbim. Në vend që të ketë përmirësim, qytetarët përballen me një situatë ku paguajnë më shumë dhe marrin të njëjtën ose më pak cilësi.

Situata agravon edhe më tej me mënyrën si menaxhohen reagimet publike. Sipas vëzhgimeve dhe denoncimeve të vetë abonentëve, komentet kritike në rrjetet sociale të kompanisë janë fshirë sistematikisht, ndërsa hapësirat e reagimit janë kufizuar. Kjo ka krijuar perceptimin se nuk kemi të bëjmë vetëm me rritje çmimesh, por me një përpjekje për të kontrolluar zërin e qytetarëve dhe për të shmangur transparencën.

E gjithë kjo ndodh në një treg që vetë institucionet e kanë pranuar si një duopol të pastër. Autoriteti i Konkurrencës ka evidentuar se “One Albania” dhe “Vodafone” dominojnë tregun me një përqendrim ekstrem, ku çmimet rriten në mënyrë të sinkronizuar dhe paketat janë pothuajse identike. Megjithatë, ky konstatim vjen pas viteve të tëra rritjesh çmimesh dhe mungese veprimi konkret, duke e kthyer ndërhyrjen institucionale në një reagim të vonuar.

Për vite me radhë, këto zhvillime janë raportuar dhe denoncuar vazhdimisht prej nesh. Abonentët kanë paguar më shumë çdo muaj, ndërsa institucionet kanë qëndruar në heshtje. Sot, kur situata është bërë e padurueshme, kemi deklarata për “ndjekje nga afër” dhe mundësi për vendime, ndërkohë që problemi është i konsoliduar prej kohësh.

Qytetarët përballen me një realitet ku tregu është i kontrolluar, konkurrenca pothuajse mungon dhe çmimet rriten automatikisht çdo vit. Në vend që tarifat të ulen dhe shërbimi të përmirësohet, ndodh e kundërta. Ndërkohë, institucionet që duhet të mbrojnë konsumatorin shfaqen si të vonuara ose inekzistente në ndërhyrje.

Nëse gjithçka ka qenë e dukshme prej vitesh, pse reagimi vjen vetëm tani? Për qytetarët, përgjigjja është e qartë, ndërsa fatura vazhdon të rritet çdo muaj.

Të tjera

Rrëfimi i Daniel Shimës në SPAK: Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa njeri i besuar i Ermal Beqirit
Aktualitet

Rrëfimi i Daniel Shimës në SPAK: Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa njeri i besuar i Ermal Beqirit

Në orët e fundit të mbarimit të mandatit 3-vjeçar të Altin Dumanit në krye të prokurorisë së Posaçme SPAK, rezulton...

17:09 11/04/2026
Dështon hapja e Aeroportit të Vlorës dhe shpërthen skandali i koncesionit, anulohen charterat dhe SPAK zbulon favorizimet për “Mabco”, “YDA” dhe “2A Group”
Aktualitet

Dështon hapja e Aeroportit të Vlorës dhe shpërthen skandali i koncesionit, anulohen charterat dhe SPAK zbulon favorizimet për “Mabco”, “YDA” dhe “2A Group”

Dështimi i përsëritur i hapjes së Aeroportit të Vlorës dhe hetimet e SPAK për mënyrën si është dhënë koncesioni po...

16:48 11/04/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

One Albania rrit tarifat pa arsye, AKEP zgjohet me vonesë ndërsa qytetarët paguajnë më shumë

One Albania rrit tarifat pa arsye, AKEP zgjohet me vonesë ndërsa qytetarët paguajnë më shumë

20:47 11/04/2026
Rrëfimi i Daniel Shimës në SPAK: Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa njeri i besuar i Ermal Beqirit

Rrëfimi i Daniel Shimës në SPAK: Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa njeri i besuar i Ermal Beqirit

17:09 11/04/2026
Dështon hapja e Aeroportit të Vlorës dhe shpërthen skandali i koncesionit, anulohen charterat dhe SPAK zbulon favorizimet për “Mabco”, “YDA” dhe “2A Group”

Dështon hapja e Aeroportit të Vlorës dhe shpërthen skandali i koncesionit, anulohen charterat dhe SPAK zbulon favorizimet për “Mabco”, “YDA” dhe “2A Group”

16:48 11/04/2026
Myk, ndryshk dhe 738 kg mish i bllokuar, “KMY” hesht për skandalin ushqimor

Myk, ndryshk dhe 738 kg mish i bllokuar, “KMY” hesht për skandalin ushqimor

18:27 10/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.