Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Olta Xhaçka kryeson takimin e Këshillit të Sigurimit, ja çfarë tha ajo për Shqipërinë

11:45 17/06/2022
Reading Time: 4 min lexim

Ditën e sotme ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryesoi takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit. Takimi kishte si temë “Bashkëpunimin ndërmjet OKB-së dhe organizatave rajonale apo nënrajonale (BE)”.

Xhaçka e vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes OKB-së dhe BE, duke e cilësuar atë si thelbësor në adresimin e rritjes dhe kompleksitetit të krizave me të cilat përballet paqja dhe siguria ndërkombëtare. Kujtojmë se prej disa muajsh tashmë po zhvillohet një luftë ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, por që ka prekur direkt apo indirekt të gjitha shtetet europiane , përfshirë dhe vendin tonë.

 

“Ne besojmë fort, se krizat me të cilat bota po përballet bëjnë thirrje për më shumë multilateralizëm, për më shumë veprime të unifikuara dhe të koordinuara, duke përfshirë mbi të gjitha Këshillin e Sigurimit, Asamblenë e Përgjithshme dhe gjithë sistemin e OKB-së. BE është kontribuesi financiar më i madh, prandaj, ajo duhet të ndikojë dhe të projektojë veprimet e saj lidhur me çështjet humanitare, zhvillimore dhe zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën”, tha ajo.

 

Gjithashtu Kryediplomatja Xhaçka u shpreh se Shqipëria është gati për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare dhe se procesi i zgjerimit të BE duhet të shkojë përpara.

“Ne kemi kënaqësinë të themi se, ne e kemi bërë pjesën tonë dhe jemi të gatshëm për kapitullin e ardhshëm, në një proces që duhet të shkojë përpara me peshën e tij të paçmuar politike, një investim pa kthim drejt stabilitetit, sigurisë dhe drejt një të ardhmeje të sigurt të përbashkët”, deklaroi ajo.

 

Fjala e Ministres Xhaçka

Do dëshiroja të falënderoja Përfaqësuesin e Lartë Borrell për perspektivën e detajuar të bashkëpunimit ndërmjet OKB-së dhe Bashkimit Evropian. Pjesëmarrja juaj në këtë takim, edhe pse online, është një dëshmi e rëndësisë së kësaj çështjeje.

Bashkëpunimi ndërmjet OKB-së dhe BE-së, bazuar në Kartën e OKB-së është zhvilluar në mënyrë domethënëse përgjatë viteve. Ai është forcuar dhe është zgjeruar. Ky bashkëpunim forcon multilateralizmin e bazuar tek rregullat, në themel të të cilit është respektimi i ligjit ndërkombëtar, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut.

Në përshëndesim bashkëpunimin e ngushtë të OKB-së dhe BE-së në përpjekjet e tyre dhe angazhimin e tyre në mënyra të ndryshme, veçanërisht në zbatimin të misioneve paqeruajtëse, proceseve paqendërtuese dhe mandateve. Ky partneritet është thelbësor në adresimin e rritjes dhe kompleksitetit të krizave me të cilat përballet paqja dhe siguria ndërkombëtare.

Herën e fundit, në këtë sallë, ju me të drejtë vërejtët Z. Borrell se: “Ne kemi nevojë që ky Këshill të japë vendime të domosdoshme. Çmimi i mosveprimit është paguar në konfliktet e pazgjidhura, në ndihmën humanitare të pashpërndarë dhe në jetët e humbura”.

Fatkeqësisht, më duhet të them se kjo mbetet një fakt dhe një nevojë edhe më e domosdoshme ditët e sotme. Këtë vit, Siguria Evropiane është kërcënuar dhe rregulli ndërkombëtar i bazuar në ligje është sfiduar seriozisht nga agresioni ushtarak i Rusisë ndaj fqinjit të saj, Ukrainës. Lufta e paarsyetuar dhe e pajustifikuar ka hyrë në muajin e saj të katërt, si dhe pasojat e saj nuk po ndihen vetëm në Ukrainë me mijëra jetë të humbura, me një masë të konsiderueshme të shkatërrimit të infrastrukturës civile dhe miliona refugjatëve. Ajo gjithashtu ka prekur tregtinë ndërkombëtare dhe ka nxitur një pasiguri ushqimore të thellë në mbarë botën.

Ndërkohë që agresioni vazhdon të vërë në rrezik jetët dhe sigurinë fizike të evropianëve, kjo gjithashtu paraqet një sfidë për vlerat e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë që bashkojnë evropianët.

6.8 milionë refugjatë që kanë kaluar kufinjtë ndërkombëtarë, nuk janë turistë që po përpiqen të zbulojnë vende të reja, ata më së shumti janë gra dhe fëmijë të shpërngulur në mënyrë brutale nga shtëpitë e tyre, në kërkim të një strehe. Ne e vlerësojmë zemërgjerësinë dhe mikpritjen e vendeve fqinje dhe vendeve të tjera që kanë hapur zemrat dhe shtëpitë e tyre për Ukrainasit, që i janë larguar një lufte që nuk e kishin zgjedhur ata. Vendi im, Shqipëria, po jep kontributet e saj modeste për t’i mikpritur dhe mbështetur ata.

 

Vala e paprecedentë e refugjatëve, e paparë në kontinentin tonë që nga Lufta e Dytë Botërore, ka sfiduar seriozisht Evropën, por nuk ka cenuar unitetin e saj.

 

Faleminderit Përfaqësuesi i Lartë Borrell për qartësinë tuaj të vazhdueshme në këtë kontekst.

Po ashtu, ne presim që Bashkimi Evropian të përshpejtojë përpjekjet e tij në lehtësimin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili duhet të çojë në njohje reciproke. Është koha për të parë rezultate konkrete dhe arritje të qëndrueshme. Sa më shpejt që të mbyllet ky kapitull me një marrëveshje, aq më mirë do të jetë për të gjithë, pavarësisht përkatësisë etnike apo ideologjike. Bashkimi Evropian e ka dëshmuar prej kohësh dividentin e saj të paqes për 550 milionë qytetarët e tij. Ne e vlerësojmë dhe e dëshirojmë këtë shtrirje dhe në Ballkanin Perëndimor.

Më lejoni të përfundoj,duke thënë se në gjykimin tonë, ashtu si ne në Evropë, OKB-ja dhe nëpërmjet saj bota, ka nevojë për më shumë nga BE-ja, nga aksioni i saj shumëplanësh në të gjitha fushat e rëndësishme. Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi të shtuar dhe të forcuar ndërmjet OKB-së dhe BE-së, të cilin Shqipëria e mbështet plotësisht.

 

Falemnderit

Të lidhura

Kush janë personat e kërkuar për sulmin në Banjskë që u shfaqën në protestën e Beogradit?
Bota

Kush janë personat e kërkuar për sulmin në Banjskë që u shfaqën në protestën e Beogradit?

Disa nga personat e akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24...

08:34 01/07/2025
“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë
Aktualitet

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

Një leje ndërtimi në zonën e “Ali Demit” në Tiranë ka shkaktuar reagime të forta, pasi një pallat shumëkatësh po...

20:26 30/06/2025
Para
Rama u vë kusht kryebashkiakëve: Nëse nuk përmbushni detyrat…

Rama u vë kusht kryebashkiakëve: Nëse nuk përmbushni detyrat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kush janë personat e kërkuar për sulmin në Banjskë që u shfaqën në protestën e Beogradit?

Kush janë personat e kërkuar për sulmin në Banjskë që u shfaqën në protestën e Beogradit?

08:34 01/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Sot tentativa e 40-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:14 01/07/2025
Horoskopi sot: 20 Qershor 2025

Horoskopi sot: 1 Korrik 2025

08:00 01/07/2025
“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

20:26 30/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.