Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Oligopoli i tamponit të Covid-it/ Si po i ‘rrjepin’ shqiptarët ‘ALNET’ dhe ‘Intermedica’ nën hundën e Autoritetit të Konkurrencës

16:59 13/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Vala e dytë e koronavisurit ka mbërthyer vendin tonë, por bashkë me të ka nisur të sofistikohet edhe “vala e dytë” e spekulimeve mjekësore, duke “rrjepur” konsumatorin shqiptar.

Ky i fundit nuk ka më asnjë mbështetje nga shteti dhe as nga autoritetet në varësi të tij, në një kohë që klinikat dhe spitalet private, janë në kulmin e “lumturisë” për fitimet që po bëjnë prej analizave dhe testeve anti-Covid.

Në këto ditë situate të jashtëzakonshme, kur Ministria e Shëndetësisë dhe Autoriteti i Konkurrencës duhet të ishin gjithë “sy e veshë”, ka “kërcitur” spekulimi dhe abuzimi me pozita dominuese në treg.

Sipas të dhënave më të fundit, në Shqipëri, çmimi i tamponëve për Covid-19 në laboratorët privatë është shumë më i lartë, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Po ashtu, ekzistojnë edhe dyshime të përligjura se, dy operatorët e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, mund të kenë një “marrëveshje” për fiksimin e të njëjtës vlerë për qytetarët.

Laboratorët spekulues

Rrjeti i laboratorëve “ALNET”, pjesë e grupit të “Spitalit Amerikan”, si dhe laboratori “Intermedica”, janë autorizuar nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer testin PCR, që njihet ndryshe edhe si “tamponi për Covid-19”.

Të dy kompanitë ofrojnë shërbimin me çmim të njëjtë, 12 mijë lekë të reja, duke mos treguar asnjë lloj konkurrence mes tyre, ndërkohë që rëndojnë xhepat e qytetarëve, të cilët janë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të tyre apo të familjarëve të tyre.

Referuar edhe publikimeve në media, laboratorët “Alnet” dhe ‘Intermedica” vijojnë të aplikojnë çmimin prej 12 mijë lekësh të reja për test, të shpallur prej tyre rreth 4 muaj më parë, ndërkohë që nuk është njoftuar asnjë nisje procedure e mundshme “anti-oligopol” nga Autoriteti i Konkurrencës.

Nga ana tjetër, çmimi i fiksuar nga dy laboratorët privatë në Shqipëri, 95 euro (12 mijë lekë), është shumë më i lartë, krahasuar me vende të tjera në rajon, por edhe më gjerë.

Sa kushtojnë testet e PCR

Në një hulumtim të kryer së fundmi, si edhe bazuar në informacione publike, rezulton se shtete, përfshirë edhe ato më të zhvilluara, çmimi për një test PCR është shumë më i ulët se në Shqipëri, madje, në vende si Franca edhe 3 herë më pak.

Më konkretisht, në Serbi, vlera e një testi PCR në laboratorë privatë është 6 mijë dinarë, rreth 50 euro.

Në Kosovë janë licencuar dy laboratorë privatë për kryerjen e testeve PCR dhe çmimi varion nga 40-50 euro.

Në Bosnje-Hercegovinë, çmimi i një testi PCR (tamponi për Covid-19) është rreth 70 euro. I vetmi vend i rajonit që ende nuk ka liberalizuar kryerjen e analizës në laboratorë privat, është Mali i Zi.

Ndërkohë, në Itali, në rajonin e Sardenjas, një prej më të pasurve në fqinjin tonë përtej Adriatikut, kryerja e një tamponi PCR kushton 70 euro.

Mjeku Ermal Dobi, në një lidhje nga Franca për një emision televiziv në Tiranë, deklaroi mbrëmjen e kësaj të enjteje se, çmimi për një tampon në laboratorët privatë të atij vendi përllogaritet në rreth 23 euro.

Mjeku Fadil Cani nga Shkupi, po në të njëjtin emision, deklaroi se, kryerja e tamponit për Covid-19 në Maqedoni kushton nga 40-60 euro.

Duket qartë se laboratorët privatë në Shqipëri mbajnë një çmim shumë të lartë, krahasuar me vendet e tjera.

Kjo situatë është ndikuar, së tepërmi, nga fakti që strukturat shtetërore kryejnë me vonesë tamponët për personat e dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe, vonojnë akoma edhe më shumë përgjigjet e testimit.

Në media janë publikuar dëshmi të shumta, sipas të cilave përgjigja për tamponët ka ardhur aq vonë, sa pacientët ose kanë ndërruar jetë për fat të keq, ose janë shëruar nga sëmundja.

Vonesat e tepruara nga laboratorët publikë nxisin qytetarët që t’u drejtohen dy laboratorëve privatë të ndryshëm, pavarësisht se fatura e tyre është shumë e kripur për një vend si Shqipëria, ku varfëria është e përhapur gjerësisht.

/Burimi: Boldneës.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

 

 

Etiketa: ALNETcovidIntermedicaoligopolishqiptaretamponi

Të lidhura

Kardinali shqiptar mesazh për zgjedhjen e Papës së ri
Aktualitet

Kardinali shqiptar mesazh për zgjedhjen e Papës së ri

Kardinali shqiptar Ernest Troshani ka komentuar emocionet e tij lidhur me zgjedhjen e Papës së ri, Leoni XIV, në krye...

14:37 09/05/2025
UNICEF kundër planit të ri për ndihmat në Gaza: Rrezikon jetën e fëmijëve
Bota

UNICEF kundër planit të ri për ndihmat në Gaza: Rrezikon jetën e fëmijëve

UNICEF ka kritikuar planet e reja për shpërndarjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, të propozuara nga Izraeli dhe...

13:57 09/05/2025
Para

Debutoi për herë të parë me fanellën kuqezi, Çepele:"Një emocion i paparë, krenari, pozitiv për ndeshjet e radhës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kardinali shqiptar mesazh për zgjedhjen e Papës së ri

Kardinali shqiptar mesazh për zgjedhjen e Papës së ri

14:37 09/05/2025
UNICEF kundër planit të ri për ndihmat në Gaza: Rrezikon jetën e fëmijëve

UNICEF kundër planit të ri për ndihmat në Gaza: Rrezikon jetën e fëmijëve

13:57 09/05/2025
BIRN: Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit! Maxhoranca vendoset në Tiranë

BIRN: Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit! Maxhoranca vendoset në Tiranë

13:36 09/05/2025
Gjykata e Tiranës çon për gjykim dosjen e vrasjes së Gentjan Bejtjas

Gjykata e Tiranës çon për gjykim dosjen e vrasjes së Gentjan Bejtjas

13:20 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.