Operacioni Forca e Ligjit (OFL), ka shkuar ditën e sotme në Durrës dhe në Korçë, ku u ka dërguar formularët e deklarimit të pasurive, tre eksponentëve të botës së krimit.
Bëhet me dije se OFL u ka dërguar formularët e vetëdeklarimit Fatos Xhambazit, Besnik Imerajt dhe Lutfi Shabanit, të dënuar për vepra të ndryshme penale si trafikim të miturish, drogë dhe vjedhje me armë.
Njoftimi i Policisë:
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– Fatos Xhambazi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim;
– Besnik Imeraj, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
– Lutfi Shabani, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.