Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

OFL-ja mbetet pa mandat, i mbaroi më 31 dhjetor 2020, pezull 1500 dosje sekuestrosh

14:25 02/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) juridikisht ka pushuar së ekzistuari më 31 dhjetor 2020.

Policia nuk do t’jua çojë më formularët të dënuarve për justifikimin e pasurisë. Po ashtu, policja bionde me syze të errëta nuk do dalë më në konferencë shtypi.

OFl është një nga dopiogjashtat që i ka lënë pasardhësit, ish-ministri Lleshaj. Ai është ideatori dhe këshilltari i kryeministrit për të ashtuquajturën paketë KCK  (ku ishte pjesë edhe OFL)

Burime nga ministria e Brendshme konfirmojnë se para ikjes, Lleshaj kishte dërguar në qeveri një akt normativ për OFL, i cili parashikonte një shtyrje të afatit. Por, me sa duket, Rama i zhgënjyer  nga puna e vartësit nuk ka qenë dakord me zgjatjen e mandatit të OFl-së.  Drafti propozonte edhe një ndryshim lidhur me pjesëmarrjen e subjekteve të OFL-së në tendera. Pa pritur vendimet e formës së prerë të gjykatave, ministria mendonte se “subjektet  që janë referuar në SPAK për fshehje pasurie, të mos kenë të drejtë për të përfituar tenderë e PPP për 3 vite”.

Nga praktika e deritanishme, SPAK i ka kthyer mbrapsht OFL-së për plotësim dokumentacioni e parregullsi, një sasi të konsiderueshme dosjesh.

Pra, pikëpyetja e madhe që lind është se kush do të merret tani me korrigjimin e dosjeve që ka kthyer mbrapsht SPAK-u, tani që OFL shkrihet.

Rreth gjysma e hetimeve pasurore të Policisë së Shtetit bazuar në Operacionin “Forca e Ligjit” janë kthyer mbrapsht nga prokuroria si të pa mbështetura në ligj dhe në prova.

Prokuroria e Posaçme SPAK në bilancin e punës për vitin 2020 ka paraqitur një raport të detajuar në lidhje me ecurinë e operacionit forca e ligjit, të zhvilluar nga policia e shtetit bazuar në aktin normativ që hyri në fuqi në fund të janarit 2020.

Sipas të dhënave që bëhen të ditura nga SPAK, për periudhën 1 shkurt 2020 deri në 19 dhjetor 2020, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar  gjithsej 226 materiale të paraqitura për vlerësim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Nga ky total i materialeve të paraqitura nga policia, SPAK bën me dije se prokurorët kanë dërguar 113 kërkesa për sekuestro në gjykatë, si dhe 55 kërkesa për konfiskim pasurie, nga të cilat sipas të dhënave të Gjykatës së Posaçme, janë pranuar vetëm 11.

Ndërkaq, në 42 raste prokurorët kanë urdhëruar heqjen e sekuestros së vendosur paraprakisht nga ana e policisë së shtetit ndërsa për 50 materiale të tjera të përcjella nga policia, SPAK ka vendosur kthimin e dosjeve në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë për plotësim.

Organi i akuzës ka dorëzuar në gjykatë edhe 7 kërkesa për vendosje mase parandaluese individuale ndërkohë që 14 materiale janë ende në proces vlerësimi nga prokurorët.

Por numri i dosjeve që janë pa u ezauruar është më i  madh. Janë mbi 1500 pasuri që presin një vendim nga gjykata, sipas burimeve nga Ministria e Brendshme.

Operacioni Forca e Ligjit nisi punën në janar të këtij viti me aktin normativ numër 1 datë 31 janar 2020 dhe në nenit 38 të tij parashikon afatin e efektit të përkohshëm deri më 31 dhjetor 2020.

OFL u propagandua nga qeveria si një goditje fatale ndaj krimit, por deri më tani nuk ka rezultuar në bllokimin e asnjë pasurie madhore, përveç atyre që janë sekuestruar si pasojë e akteve kriminale që kanë kryer subjektet dhe prokuroria për rrjedhojë ka bllokuar pasuritë e tyre, por jo në verifikim dhe zbulim të pasurive të krimit. Përveç kësaj, OFL u implikua nga skandali i nxjerrjes së sekreteve nga kupola drejtuese, përfshirë drejtorin e saj, Artan Shkëmbi.

/Gazetareforma.com/

Etiketa: mandatoflpolicia

Të lidhura

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Partia Socialiste ka siguruar mandatin e nëntë në qarkun e Vlorës, duke e lënë Partinë Demokratike me vetëm 3 mandate...

19:58 13/05/2025
Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00
Aktualitet

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare vijon ende, me 5,132 kuti të numëruara nga gjithsej 5,225 në total. Procesi është...

19:29 13/05/2025
Para

Policia ndjek të riun, e hodhi pistoletën në lokal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

19:29 13/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

19:16 13/05/2025
Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro  në Tiranë

Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro në Tiranë

19:09 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.