Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Numri i nxënëseve në rënie, popullata e ciklit 9-vjeçar tkurrje me 2.1% brenda një viti

09:53 02/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Popullsia në moshë shkollore po tkurret me shpejtësi viti pas viti, ku përveç sinjaleve për plakjen e popullsisë së vendit, rënia e numrit të nxënësve kërkon ridimensionim të sektorit të arsimit.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2021 popullsia në grup-moshën e arsimit 9-vjeçar (5-14 vjeç) ka pësuar rënie me mbi 2,1 për qind në krahasim me vitin 2020. INSTAT raportoi se gjatë në janar 2021 ishin 323,820 fëmijë të moshës 5-14 vjeç, 7,123 më pak se në vitin 2020.

Në 20 vitet e fundit nga viti 2000-2021 popullata e fëmijëve që i përket ciklit 9-vjecar ka pësuar rënie me 48 për qind.

Rënia e popullatës së re ne moshë lajmëron një sërë sfidash për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen. Por në afat të shkurtër sektori i arsimit lirohet nga ngarkesa me nxënës dhe për rrjedhojë ky proces duhet të rrisë cilësinë e mësimdhënies.

 

Në vitin shkollor 2020-21, numri i mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.443, ndër të cilët 75,8 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 16,6.

Rënia e numrit të nxënësve ka ardhur në proporcion të drejtë me tkurrjen e peshës së grup-moshave të reja. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1989, popullsia në moshën 0-14 vjeç ishte rreth 1 milion persona, ndërsa në vitin 2021, ka zbritur në vetëm rreth 467,366 mijë persona, pothuajse përgjysmim. Pesha e popullsisë 0-14 vjeç ka zbritur në rreth 16% të totalit, nga 32% që ishte në vitin 1989.

Vendi ka përjetuar pas viteve ’90 rënien e lindshmërisë dhe emigracionin masiv, ku janë larguar kryesisht moshat e reja, është rritur pesha e të moshuarve. Popullsia mbi 65 vjeç zuri këtë vit 15.2% të totalit, nga vetëm 7.4% në vitin 2001, po sipas INSTAT.

Norma e lindshmërisë ka rënë në 1.3 fëmijë për grua në fund të 2020 nga më shumë se 5.6 fëmijë në fillim të viteve 1990. Kjo normë është nga më të ulëtat në Europë dhe do të thotë se nënat nuk zëvendësojnë as vetveten. Ky është një sinjal alarmues për rënie të pashmangshme të popullsisë së Shqipërisë në vitet në vijim.

Ndryshimi i strukturës së popullsisë pritet të ketë efekte të rënda në një të ardhme të shpejtë, si në strukturën e forcës së punës, kërkesë-ofertën për punë (me ndikim në profilet e universiteteve) ashtu dhe në skemën e pensioneve dhe kostos për kujdesin e të moshuarve. Rigjallërimi i ciklit të emigracionit është një tjetër faktor i rëndësishëm. Që nga viti 2013, rreth 360 mijë shqiptare janë dhe kryesisht kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimi Europian.

Sektori i arsimit është reduktuar më shumë se 35% që nga viti 1990 si në numrin e nxënësve, mësuesve edhe shkollave. Gjatë periudhës 1991-2018, numri i nxënësve që ndjekin arsimin para universitar u tkurr me 35%, numri i mësuesve ra me 22%, rreth 35% e shkollave u mbyllën, teksa klasat u reduktuan me 70%.

Etiketa: nxenesittkurrjeviti shkollor

Të lidhura

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin
Aktualitet

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ, arrestohet vëzhguesi, detaje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar. Policia njofton se...

10:22 16/05/2025
Zbardhet Thethi, rikthehen reshjet e dëborës në veri
Aktualitet

Zbardhet Thethi, rikthehen reshjet e dëborës në veri

Në aksin Bogë-Theth në Shkodër rikthehen reshjet e borës. Gjatë 24 orëve të fundit është krijuar një shtresë e hollë...

10:07 16/05/2025
Para
Policia e Durrësit vijon aksionin, në pranga 5 persona

Policia aksion në Durrës, ja çfarë ka zbuluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ, arrestohet vëzhguesi, detaje

10:22 16/05/2025
Zbardhet Thethi, rikthehen reshjet e dëborës në veri

Zbardhet Thethi, rikthehen reshjet e dëborës në veri

10:07 16/05/2025
Kush është shqiptari më i kërkuar në Europë

Kush është shqiptari më i kërkuar në Europë

09:44 16/05/2025
KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

KQZ njofton mbylljen e numërimit të votave preferenciale në të gjithë vendin

09:20 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.