Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nuk u shfaq në publik për rreth një muaj, Kina merr vendimin drastik për ministrin e Jashtëm

16:35 25/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Kina largoi të martën nga detyra ministrin e Jashtëm Qin Gang, duke e zëvendësuar atë me paraardhësin e tij, Wang Yi. Njoftimi vjen pas disa javë spekulimesh mbi fatin e tij, pasi zoti Qin nuk është shfaqur në publik prej rreth një muaji.

Qin Gang, 57 vjeç, mori detyrën në dhjetor të vitit 2022, pasi punoi për një periudhe të shkurtër si ambasador i Kinës në Shtetet e Bashkuara. Hera e fundit që ai u shfaq publikisht ishte 25 qershori, gjatë takimeve në Pekin me diplomatë të huaj. Në 18 qershor ai u takua edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit Blinken.

Zoti Qin nuk u pa në një takim ndërkombëtar diplomatik, që u mbajt në mesin e muajit korrik në Indonezi. Më vonë Ministria e Jashtme kineze tha se ai nuk ishte në punë për arsye shëndetësore, po pa dhënë më shumë detaje. Mungesa e informacionit të detajuar u bë shkak për një seri spekulimesh.

Sipas analistëve dhe diplomatëve paqartësitë mbi këtë çështje thelluan gjithashtu dyshimet lidhur me transparencën dhe vendimmarrjen mes udhëheqësve hermetikë të vendit.

Wang Yi, 69 vjeç, i cili zëvendësoi zotin Qin gjatë mungesës së tij, rimerr të njëjtën detyrë, që ai kishte mes viteve 2018 dhe 2022. Ministria e Jashtme e Kinës nuk iu përgjigj një kërkese për koment lidhur me arsyet për këtë ndryshim.

Ky zhvillim vjen mes një sërë shqetësimesh ndërkombëtare të Pekinit e marrëdhëniesh të prishura me superfuqinë rivale, Shtetet e Bashkuara, që Kina thotë se janë në pikën e tyre më të ulët, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë mosmarrëveshje për një seri çështjesh, siç është ajo për Ukrainën, si dhe për lidhjet e ngushta të Pekinit me Moskën. Po kështu Uashingtoni dhe Pekini kanë mosmarrëveshje në fushën e tregtisë dhe atë të teknologjisë, si dhe lidhur me Tajvanin, ishullin demokratik të vetëqeverisur, të cilin Pekini e njeh si territor të tij./VOA/

Të lidhura

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë
Aktualitet

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, u mbyll në një barazim pa...

14:01 08/06/2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë
Aktualitet

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj imamit Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për pengim të drejtësisë,...

13:55 08/06/2025
Para
Kryeministri japonez dënon provat e fundit të raketave nga Koreja e Veriut

Kryeministri japonez dënon provat e fundit të raketave nga Koreja e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

14:01 08/06/2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

13:55 08/06/2025
Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

Sfida Shqipëri-Serbi/ Kurti: Me pak fat mund t’i merrnim tri pikët

13:42 08/06/2025
Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë

13:16 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.