Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nuk kishin kohë më para? Pas 2 muajsh, kryhet eksperiment në vendin ku vdiqën 4 turistët rusë

18:15 11/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Mbrëmjen e 15 tetorit të këtij viti, një ngjarje tragjike ndodhi në një hotel në Kavajë, ku 4 turistë rusë vdiqën në rrethana plotësisht misterioze.

Një familje ruse, prindërit me vajzën dhe dhëndrin u gjetën të vdekur, brenda një saune në hotel “Gloria” në Qerret të Kavajës. Trupat e pajetë u gjetën nga recepsionistja e hotelit, e cila dëshmoi se i ka thirrur disa herë por nuk i janë përgjigjur.   Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe ishin viktimat e ngjarjes.

Ka qenë djali i familjes, Aleksandër Burenkov, i cili ka tërhequr trupat e prindërve të tij Nataliia Burenkova dhe Sergei Burenkova, si dhe të motrës Ekaterina Burenkova dhe partnerit të saj Nikita Belousov nga morgu.

Familja u gjend në Shqipëri pas një turi në të gjithë botën, në vendet me të synuara nga turistët, gjë e cila dëshmohet me anë të fotove që ato publikonin në rrjetet e tyre sociale.

Në hotelin “Gloria” në Qerret, familjarët erdhën nga Ohri, dhe dita e parë e tyre në vendin tonë, u kthye në tragjedi.

Pas vdekjes të rusëve që policia fillimisht tha se u asfiksuan brenda saunës, u përfol për përdorim të lëndëve narkotike dhe alkolit, apo edhe helmimit me agjentë biologjikë.

Vdekja e 4 turistëve në Kavajë është cilësua fillimisht si vrasje nga organi i akuzës, por pavarësisht kësaj edhe pse kishte kaluar më shumë se një muaj, Prokuroria e Kavajës nuk kishte asnjë person të shpallur në kërkim.

Hetimet e ngjarjes që tërhoqi jo pak vëmendjen e mediave të huaja janë bërë në mënyrë të gabuar.

Prokuroria e Kavajës dërgoi monstrat e ujit dhe ajrit për ekspertizë por ekspertët e shëndetit publik nuk u pyetën fare për menyrën se si duheshin marre këto monstra.

Grupi i hetimit që  investigoi vdekjen misterioze të katër turistëve rusë dërgoi në mënyrën e gabuar pranë ISHP mostrat e pishinës pranë të cilës u gjetën të pajetë trupat e katër qytetarëve rusë. Për këtë arsye, ISHP i ktheu më pas dhe ka kërkuar t’i dorëzohet në formën e duhur nga ligji.

Gjatë një  interviste për Top Channel, profesori Arben Luzati deklaroi se këto mostra duhet të ishin marrë nga specialistët.

Grupi i hetimit ka dërguar gabimisht edhe disa mbetje ushqimore pranë ISHP që u kthyen pas dhe u dërguan për ekspertim pranë AKU.

Të gjitha këto veprime ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën si është administruar vendngjarja dhe a kanë apo jo kapacitete institucionet shqiptare për të kthyer përgjigje shkencore dhe të pakontestueshme mbi vdekjen e rusëve që u gjetën të vdekur nga recepsionistja gati një orë pasi kishin hyrë në pishinën dhe xhakuzin e resortit në Qerret.

Ndërkohë pasi kanë kaluar dy muaj nga ndodhia tragjike, ekspertë të ushtrisë me pajisje të posaçme janë përfshirë në hetimin për të zbuluar misterin e vdekjes së katër turistëve ruse në një hotel në Qerret të Kavajës. Për dy ditë ata do të kryejnë eksperimente hetimore për të zbuluar nësë në ambientet e hotelit ka pasur elementë kimik.

Grupi hetimor së bashku me ekspertë të strukturës ushtarake, kanë rikrijuar kushtet në spa-në e hotelit në katin e nëndheshëm, për të dalë në konkluzione nëse kemi të bëjmë me asfiksinë apo me pistën e një vrasje të mirfilltë dhe të mirmenduar me agjentë të tjerë kimikë.

Hetues dhe ekspertë janë kthyer në vendngjarje për të krijuar të njëjtat kushte në ambientet e pishinës, të njëjtën temperaturë dhe nivel të klorit në ujin e saj, për të kuptuar nëse këta faktorë krijojnë kushte për të çuar në asfiksi vdekjeprurëse 4 persona njëkohësisht.

Përmes këtij eksperimenti do të vlerësohet efekti i avujve të çliruar nga klori në ujë dhe temperatura e ambientit, efekt ky që nuk u llogarit menjëherë pas ngjarjes.  Kujtojmë se Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përcaktuar shkakun paraprak të vdekjes së tyre, pasi në gjak iu gjet prani e monoksidit të karbonit.

Tashmë pasi kanë kaluar dy muaj, një kohë e konsiderueshme për të zhdukur provat e vdekjes së katër turistëeve rusë, po ndërmerren eksperimente që të zbulojnë shkakun e vdekjes së tyre.

Pas një sërë sorolltjesh proceduriale të hetimit, të cilat u shoqëruan me shumë gabime po ndërmerret një veprim i vonuar nga ana e strukturave hetimore të Shqipërisë.

Të lidhura

Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij
Aktualitet

Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij

82 vjet më parë, në fshatin Borovë të Kolonjës, u shënua një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë shqiptare....

19:40 06/07/2025
Aksidentohet autobusi Tiranë-Bruksel, një viktimë në automjetin tjetër
Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, 2 të plagosur

Në një nga segmentet më problematikë të aksit Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë, një tjetër aksident rrugor tronditi zonën në orën...

19:30 06/07/2025
Para
Kuvendi i Berishës, ‘shkarkon’ Bashën/ Çfarë pritet të ndodhë më 18 dhjetor?

Kuvendi i Berishës, ‘shkarkon’ Bashën/ Çfarë pritet të ndodhë më 18 dhjetor?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zbardhen bisedat mes doganierëve të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës

Zbardhen bisedat mes doganierëve të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës

19:55 06/07/2025
Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij

Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij

19:40 06/07/2025
Aksidentohet autobusi Tiranë-Bruksel, një viktimë në automjetin tjetër

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, 2 të plagosur

19:30 06/07/2025
Shkarkime dhe hetime në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës pas skandalit me bandën e Laert Haxhiut

Shkarkime dhe hetime në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës pas skandalit me bandën e Laert Haxhiut

19:05 06/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.