Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të urojë Erion Braçen për detyrën e re si zv.kryeministër, me anë të një postimi të bërë në Instagram.
Ai ka postuar një foto të Braçes, teksa shihet i qeshur e duke treguar me gisht stemën e skuadrës së futbollit, Juventusit.
“Me këmbë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se gjatë ceremonisë së betimit të ministrave të rinj të mbajtur në presidencë pak orë më parë, ka munguar edhe Edi Rama edhe Gramoz Ruçi.
Anëtarët e rinj të kabinetit.
1-Erion Braçe, Zëvendës kryeministër
2- Besa Shahini, Ministre e Arsimit
3-Anila Denaj, Ministrja e Financave
4- Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
5-Elva Margariti, Ministre e Kulturës
6- Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
7- Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
8-Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural