Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nuk është Braçe, ja kush politikani i njohur që del në përgjimet e Taçit

16:25 16/11/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme deputetët Erion Braçe e Ervin Salianji janë përplasur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me përgjimet e antimafias italiane që zbuluan pastrimin e miliona eurove të klanit “Cosa Nostra” në Shqipëri. Pjesë e kësaj skeme rezultoi të ishte dhe biznesmeni Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim dhe në reagimet për mediat i ka konsideruar të pakuptimta akuzat e ngritura.

Prokuroria italiane nuk flet me emra për politikanin shqiptar, por Salianji sot ishte i bindur se zëvendëskryeministri i dosjes në fjalë që ndihmoi në pastrimin e parave të “Cosa Nostra”-s ka qenë Erion Braçe. Nga foltorja, Salianji e akuzoi Braçen për këtë gjë dhe e pyeti nëse ishte ai personi që kishte dalë në përgjime.

“Zotëria parafolësi im, doli në përgjime. Ke dalë në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin. A je ti zëvendëskryeministri, o ti çohu në këmbë, a je ti zëvendëskryeministri që ke dalë në përgjime? Mos mu drejto mua si kështu, o kone…,”- tha Salianji, fjalë që sollën dhe përplasjen fizike mes tyre.

Pas rikthimit të qetësi në sallë, i prekur dhe me zërin që i dridhej mohoi totalisht të kishte lidhje me pastrimin e parave.

“Në këtë sallë, ka shpifës të dënuar nga gjykata. Madje jo shpifës së dënuar, por komplotues në kurriz të nderit, dinjitetit të njerëzve që janë në këtë sallë. E përsëritur, e përsëritur, natyrisht që ka një durim. Dokumenti i përgjimit të Rezart Taçit mban datën 18 tetor, 2021. Atë dokument e zotëroj të plotë. Në 18 tetor 2021 unë nuk kam qenë zëvendëskryeministër. Që në shtator, roli im ka qenë thjesht i deputetit, që të jemi korrekt e të qartë. E di shumë mirë që në këtë sallë ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza sa te njëri e te tjetri. Do e provoj që paguhen. Kjo histori me lojëra luftërash banale që ndodhin këtu, përfundojnë te dita e pagesës kesh. O kam denoncuar unë privatësimin e Armos, të gjitha ngjarjet që kanë pasuar transaksionet e Armos, midis të cilave dhe ngjarje tragjike, nuk ka fol njeri në këtë sallë. Jo vetëm kam folur dhe kam kallëzuar në Prokurori. Një prokuror që nuk është më, e mori dhe e fshiu dosjen. Aty e keni Armon varr të hapur të një korrupsioni politik, që nisi në atë parti dhe vijon të mbesë varr i hapur në atë parti. Mes meje dhe Taçit na ndan një oqean i madh. Unë me të s’kam folur kurrë. Unë nuk kam shkelur kurrë në televizionin e tij,”- tha Braçe.

Çfarë thuhet në përgjime për politikanin shqiptar?

Taçi është në kërkim, por dy njerëzit e tij në Shqipëri janë arrestuar, kunati Artur Balla dhe shoferi Bledar Lilo. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të verifikojë të gjitha pasuritë e biznesmenit të hidrokarbureve. Hetuesit kanë kërkuar informacion nga bankat e nivelit të dytë në vend, për të identifikuar llogaritë bankare në emër të Taçit dhe familjarëve të tij si dhe zyrës së pasurive të paluajtshme.

Dosja e plotë me rreth 100 faqe e Anti-Mafies Italiane zbulo rolin e ish-bosit shqiptar të naftës Rezart Taçi në transferimin e mbi 18 milionë eurove të një sipërmarrësi kontrovers italian të hetuar për lidhje me “Cosa Nostra”-n, Francesco Zummo. Për shumën që do të kalonte nga Zvicra në Shqipëri dhe më pas në Singapor ose Hong Kong, Taçi do të merrte pjesën e tij. mbi 3 milionë euro si “komision” për ndihmën. Sapo transferta nga banka zvicerane të mbërrinte në Shqipëri, nëpërmjet Petruzzella-s, do t’i duhej ta transferonte në një kompani në Singapor ose Hong Kong.

Kur italianët e kuptuan që paratë ishin të bllokuara, kaluan te varianti ‘B’, mbledhja e firmave të politikanëve shqiptarë. Pa përmendur emra, në një bisedë të përgjuar, Fabio Petruzzella kërkon që të përshpejtojë gjëra, por Balla, sipas tij, i kishte përshpejtuar.

“I tha absolutisht që jo, ti duhet të lëvizësh vetëm kur të të them unë. Pothuajse është e bërë, varet vetëm nga ky copë m*** që po mbledh firmat e të gjitha ministrave të qeverisë shqiptare, se nuk do që t’i çajnë b**** nga askush,”- është përgjuar të thotë Petruzzella referuar Ballës. BURIMI: dosja.al

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
Zbardhet debati i plotë me dyer të mbyllura në Kryesi

Zbardhet debati i plotë me dyer të mbyllura në Kryesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

19:56 11/05/2025
Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

19:40 11/05/2025
Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

19:16 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.