Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Një tjetër kryebashkiak rrezikohet nga dekriminalizimi, fshehu hetimin për vjedhje tek klinika private në 2009

18:16 12/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Vijon saga e kryebashkiakëve që kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit, duke fshehur llogaritë e tyre me drejtësinë në të shkuarën.

Rasti i fundit është Klodian Taçe, i zgjedhuri i Partisë Socialiste në Gramsh, i cili ka fshehur në formularin e dekriminalizimit hetimin për vjedhje nga prokuroria e Tiranës në vitin 2009.

Dosja.al ka siguruar materialin e plotë hetimor të prokurorisë, ku Taçe rezulton i pafajshëm për akuzën në fjalë, por ndonëse ai nuk është dënuar për vjedhje, ka qenë nën hetim, fakt ky i fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Formulari i dekriminalizimit ku Taçe ka firmosur se nuk ka qenë kurrë nën hetim nga organet shqiptare të hetimit.

Taçe ka fshehur hetimin duke falsifikuar kështu formularin, dhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, konkretisht neni 190 parashtron se:

Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Formulari i firmosur nga Tace

Vjedhja e lekëve tek klinika private në Tiranë në Babrru me vlerë 68 mijë lekë të reja

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 28 shkurt 2009 ku shtetasja Ledina D. ka kallëzuar në prokurori se rreth orës 16:00 në qendrën shëndetësore ku ajo punonte si recepsioniste, kanë shkuar dy teknikë kompjuterash, Sokol V., dhe Klodian Taçe, që tashmë është kryetar bashkie në Gramsh.

Dy teknikët e kompjuterave shkuan për të kontrolluar dhe rregulluar pajisjet e klinikës dhe në një moment, Ledina D., ka dalë nga vendi i saj.

Klodian Taçe i ka kërkuar kodin e hyrjes së kompjuterit për ta kontrolluar dhe pasi ajo ka shkuar i ka dhënë kodin është kthyer tek kolegët e saj me të cilët po qëndronte.

Mirëpo, kur u kthye në tavolinë vë re sirtarin e hapur, ku mungonin paratë dhe kështu akuzoi asokohe dy teknikët e kompjuterave, por prokurorja Gashi e pushoi çështjen pasi ka qenë i pamundur identifikimi i autorëve.

Dokumenti

Kujtojmë se deri tani janë disa kryebashkiak që janë hequr nga posti pasi është zbuluar se kanë gënyer në formularin e dekriminalizimit.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka denoncuar 5 kryebashkiakë, dy prej të cilëve kanë hequr dorë nga postet për shkak të fshehjes së veprave të mëparshme penale në formularin e dekriminalizimit.

I pari u denoncua kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili u detyrua të heqë dorë nga posti për shkak se Partia Demokratike zbuloi një dënim të tij për drogë në vitin 2003.

Pas tij, opozita jashtëparlamentare denoncoi kreun e Vorës, Agim Kajmaku, i cili ndodhet aktualisht në kërkim.

Po ashtu, është denoncuar edhe kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani, i cili sipas PD-së, është arrestuar në Sicili nën emrin Marq Babaj për vjedhje, por ai i ka mohuar akuzat.

Së katërti , PD akuzoi kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës për kryerjen e veprimeve të dhunshme, për të cilat nuk është dënuar.

Akuzave nuk u ka shpëtuar as Agron Malaj, ish-gardisti që drejton Bashkinë e Burrelit, I cili akuzohet nga PD se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik pasi është dënuar për armëmbajtje pa leje.

Të tjera

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3
Aktualitet

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi dhe sulmet me dron ndaj bazave perëndimore...

16:13 02/03/2026
80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina
Aktualitet

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

Që në ditën e parë ky projekt u shit si mrekullia ekonomike e dekadës. Miliarda euro investime, mijëra vende pune,...

12:20 02/03/2026
Para

Video\ Tritol në mes të Tiranës: Arrestohet autori që tronditi ish-Bllokun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

16:13 02/03/2026
80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

12:20 02/03/2026
582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

11:06 02/03/2026
Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

12:46 01/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.