Analisti Artuar Zheji ka paralajmëruar në emsionin “Real Story” se një oligark shumë i fuqishëm do futet në politikën shqiptare, duke krijuar një parti të re. Ai ka theksuar se do të jetë një konkurent i rrezikshëm dhe për këtë ka informacione. Ndërsa, analisti Skënder Minxhozi e ka kundërshtuar, duke u shprehur se për Shqipërinë, oligarku nuk është zgjidhja.
Pjesë nga intervista:
Zheji: Mendoj që shumë shpejt. Kam informacion, ndonjë oligark që juve nuk ua merr mendja do krijojë një parti dhe do të jetë goxha konkurrent i rrezikshëm. Ka një problem, këta të rinjtë që thonë nuk ka financa, nuk ka infrastruktura, e fillojnë si një varfanjak…
Minxhozi: Mos harroni se është binom. Unë nuk mendoj që ecën punët me një oligark ose dikë që ka mundësi zemërdhembshur, që në një moment të caktuar thotë le të bëjmë diçka të mirë dhe po formojmë një parti. Berluskoni kur hyri kishte oponent në krahun tjetër, jo të majtën italiane sepse ajo ishte shpërbërë, kishte oponent shumë të fortë që po fuste në burg gjithë republikën. Nuk është oligarku mendoj unë zgjidhja.