Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Një muaj para zgjedhjeve qeveria nuk ndal koncesionet, porti i Vlorës i dorëzohet privatit për 35 vite

14:47 30/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Në radhën e pronave publike të dhëna me koncesion, listës i është shtuar edhe një tjetër. Bëhet fjalë për portin turistik të Vlorës. Edhe pse në prag zgjedhjesh, qeveria nuk ka nguruar të vijojë me planet dhe dhëniet e pronave publike të privati.

Nga kompanitë garuese, fitues është zgjedhur bashkimi i shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k, “Marina Projects” ltd, “Brunes” sh.p.k. dhe “Ndregjoni” sh.p.k.

Të gjithë së bashku fituesit e PPP-së kapin një vlerë investimi prej 22.8 milionë euro pa TVSH. Në njoftimin e nxjerrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe energjitikës, ky port do të menaxhohet nga privati për 35 vite.

Pjesë e garës ishin dhe edhe kompanitë “Albavia” sh.p.k që ofroi 1.8 miliardë lekë dhe “Gjikuria” sh.p.k 22.7 milionë euro. Të dyja kompanitë janë skualifikuar për mungesë dokumentacioni.

Objektivi i qeverisë është që përmes PPP-së, Triportin në Vlorë ta kthejë në një port mallrash dhe peshkimi, ndërsa porti aktual të behet një port turistik, ashtu sikur parashikohet që të ndodhë në Durrës.

Njoftimi i plote për shpalljen e PPP-së
MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT
Për: Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k. / NUIS M01324008A, “Marina Projects” ltd / me numër regjistrimi në Angli 04182366, “Brunes” sh.p.k. / NUIS K37125203H dhe “Ndregjoni” sh.p.k. / NUIS K37125203H, me adresë: Farkë, Lundër Lobby Home, Rruga Nacionale Tiranë – Elbasan, Tiranë.

Procedura konkurruese: Dhënia me Koncesion/PPP të një porti turistik në qytetin e Vlorës “Marina Vlorë”, propozim i pakërkuar. Përshkrim i shkurtër i kontratës: Projektim, financim, ndërtim, vënie në operim, administrim dhe mirëmbajtjen e një porti turistik në qytetin e Vlorës “Marina Vlorë”, me vendndodhje në qytetin e Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti.

Kohëzgjatja e kontratës së Koncesionit/PPP: 35 vjet.Buletini Nr. 45 datë 29 Mars 2021 Agjencia e Prokurimit Publik Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://ëëë.app.gov.al 386/410 Buletini i njoftimeve Publike nr. 3 datë 11.01.2021. Njoftojmë se, ka qenë pjesëmarrës në procedurë këto ofertues me ofertat përkatëse të ofruara:

Shoqëria “Albavia” sh.p.k me vlerë investimi prej 1’876’427’700 lekë pa TVSH.
Shoqëria “Gjikuria” sh.p.k me vlerë investimi prej 22’725’572 Euro pa TVSH.
Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k. / NUIS M01324008A, “Marina Projects” ltd / me numër regjistrimi në Angli 04182366, “Brunes” sh.p.k. / NUIS
K37125203H dhe “Ndregjoni” sh.p.k. / NUIS K37125203H, me vlerë investimi prej 22’842’417 Euro pa TVSH.

Është skualifikuar ofertuesi i mëposhtëm:
1. Shoqëria “Albavia” sh.p.k
2. Shoqëria “Gjikuria” sh.p.k

Përkatësisht për arsyet e mëposhtme:
Shoqëria “Albavia” sh.p.k është skualifikuar sepse nuk ka paraqitur Sigurimin e Ofertës sipas shtojcës nr. 3 të DPK, sipas kërkesës së germës a) pika 1 të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK. Gjithashtu, nuk është dorëzuar i gjithë dokumentacioni i kërkuar në shtojcën nr. 9 të Dokumenteve të Koncesionit/PPP. Shoqëria “Gjikuria” sh.p.k është skualifikuar sepse nuk ka paraqitur Raportin e auditimit financiar të vitit ushtrimor 2018, (përfshirë opinionin e auditorit), të certifikuara nga një subjekt i jashtëm i licencuar auditi; nuk ka plotësuar kriterin financiar nr. 2 “Kapitali i Vet (totali i aktivit minus totalin e detyrimeve) i vitit të fundit ushtrimor (2019) të jetë të paktën sa 40% (dyzet përqind) e vlerës së investimit të përgjithshëm (pa TVSH) të propozuar nga ofertuesi”; nuk ka paraqitur Dokumente të lëshuara nga institucione financiare të besueshme, këto sipas kërkesës së nënpikës 1.2. “Kapaciteti ekonomik dhe financiar” të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK.

Gjithashtu, nuk ka plotësuar kriterin kualifikues të zërit “Projektim”, pasi nuk ka dorëzuar një Licencë të vlefshme Profesionale, si dhe Ofertuesi nuk ka paraqitur eksperiencë të provuar të dizejnimit dhe shpërndarjes së marinave të klasit botëror që i lejon ata të arrijnë njohjen e industrisë dhe akreditim ndërkombëtar, sipas kërkesës të pikës 3 të nënpikës 1.3. “Kapaciteti teknik” të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK.
*
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lajmëron Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k. / NUIS M01324008A, “Marina Projects” ltd / me numër regjistrimi në Angli 04182366, “Brunes” sh.p.k. / NUIS K37125203H dhe “Ndregjoni” sh.p.k. / NUIS K37125203H, me adresë Farkë, Lundër Lobby Home, Rruga Nacionale Tiranë – Elbasan, Tiranë, se oferta e paraqitur më datë 26 Shkurt 2021, për marrjen me Koncesion/PPP të një porti turistik në qytetin e Vlorës “Marina Vlorë”, është pranuar. Afati i negocimit të Kontratës tuaj do të jetë 60 ditë nga marrja e njoftimit të fituesit.

Të tjera

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja
Aktualitet

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Në gjyqin që po zhvillohet në Bruksel ndaj Franc Çopjas, i konsideruar nga prokuroria federale si figura qendrore e klanit...

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite
Aktualitet

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar s'dimë për të satën herë hapjen e një hetimi të thelluar ndaj Vodafone Albania dhe...

15:43 20/01/2026
Para

Mjekët e FA marrin vaksinat, Peleshi: Është një proces që nuk do të ndalet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

15:43 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

12:31 20/01/2026
Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

11:51 20/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.