Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera opozitare kanë nisur protestën e cila nuk do të jetë përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit si në nëntë tubimet e tjera, por në akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun e vendit me kryeqytetin për të paralizuar qarkullimin.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka nisur marshimin në Milot ku është bashkuar me qytetarët për të bllokuar qarkullimin e mjeteve për rreth një orë.
Qytetarët të udhëhequr nga kryetari i PD-së Lulzim Basha ka bllokuar austradën.
Njëkohësisht ka nisur protesta edhe në sheshin Shqiponja në Tiranë, ndërkohë që pritet të bllokohen dhe 3 akse të tjera kyçe.
Ndërkohë që kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është në zonën e Plepave në Durrës.
Kjo formë protesta vjen pas vendimeve të PD-LSI për të përshkallëzuar aksionin politik, për të detyruar mazhorancën të pranojë kushtin për largimin e kryeministrit Edi Rama.