Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nikoll Lesi: Fol Luli Fol, duhet të përballesh me Ramën

21:43 19/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Nikoll Lesi kërkon nga Lulzim Basha, të dalë e të flasë për akuzat që rëndojnë mbi të, në lidhje me çështjen e debatit të fundit për përfshirjen e tij në mbledhjen e fakteve kundër UÇK.

Lesi thotë se akuzat ndaj Bashës janë politike dhe të dirigjuara nga Rama, por Basha duhet të dalë e të përballet me mazhorancën, pasi sipas tij, lideri i opozitës edhe vritet përballë një pushteti të tillë.

Shkrimi i Lesit  

Një stuhi mediatike e financuar nga Rilindja ndaj Lulzim Bashës për çështjen e një kasete si dhe loja djallëzore për ta nxjerrë liderin e opozitës si bashkëpunëtor me ata që duan dënimin e zinxhirit komandues të UÇK nuk pret derisa stuhia të kalojë, pasi pasojat do mbeten “trotuarve të opozitës” dhe pemët e rrënuara nga kjo fortunë do duhen paksa kohë të ngrihen, sepse kryeministri Rama ka një dyzinë me njerëz në rrjetet sociale dhe në mediat kryesore, të cilët me një oreks të madh, duke nënçmuar barkun bosh të qytetarëve shqiptarë, do të lenë njolla në muret e pastra të opozitës.

Nuk e mendoj dhe as që dua ta besoj atë që po thonë këto ditë për Lulzim Bashën, pasi e kam bindjen se asokohe Luli, një djalosh 25 vjeçar, ka rendur për të përkthyer apo mbajtur dosjet e UNMIK, siç mund ta bënte çdo djalosh shqiptar, këtej dhe andej kufirit, aq më tepër që ka bërë vetëm punën e një përkthyesi.

Por akuzat janë të gjithëkahshme dhe me një dirigjent që ka emrin Edi Rama. E gjitha kjo po inskenohet në kuadrin e fushatës elektorale, ku edhe pak muaj na pret nga refendumi popullor me 25 prill për ndryshim të qeverisë, e ku sondazhet flasin haptazi për barazim ndër tre partitë politike; pra PD, LSI dhe PS sillen me vota aty-aty. Sulmi frontal ndaj Lulzim Bashës ka edhe një synim dreqnues rilindas, sepse nuk e duan kandidat për kryeministër nesër, kur LSI dhe PD të kenë shumicën kushtetuese për të krijuar qeverinë,

Ndaj Lulzim Basha duhet të dalë e të flas ballë për ballë me akuzuesit, sepse nuk mund të mbrohet vetëm me intelektualin Agron Gjekmarkaj, që ndonëse mbetet kalibër i lartë si analist e njeri me popullaritet në të djathtën, apo edhe në majtën, por nuk mjafton.

Në këtë katrahurë mediatike, këtej dhe andej kufirit, ku janë ndërsyer gjithë urdia e pisllëkut ndaj Bashës, ky pra Luli, duhet të futet në skenë, bile në duel në fushë për ta sqaruar gjithçka përsa flitet e llomotitet, për shkak se po i hedhin njolla balte në kostumin e bardhë të përgatitur për kryeministër.

Lulzim Basha nuk ka pse e kalon me të qeshur apo me një përgjigje tangent në një media, por ka nevojë të zbresë për t’u përballur. N’daç në Top Channel apo te Fevziu i famshëm, apo ku ta duash që vijnë edhe akuzuesit, duhet të shkosh live dhe t’i dërrmosh me fakte dhe argumenta, manipuluesit dhe shantazhuesit tuaj.

Sulmet mbi Ju janë edhe mbi opozitën, indirekt, për arsye se je lideri i tyre. Luli! Në të vertetë po të ishte për mua (por pak më ke dëgjuar) unë do të sugjeroja që të mos pyesje as për Corona, as për polici e Surrelkarrike, por ti bëje thirrje popullit për t’u mbledhur mu para kryeministrisë dhe për t’u përballur me kryeministrin dhe krejt sojin e tij, njëherë e mirë.

Kur përpara ke një pushtet kriminal, arrogant dhe të lidhur me krimin, siç thoni përditë, atëhere lideri i opozitës i prin popullit kundër këtyre që sapo thamë, vihet në ballë, bile në rrjeshtin e parë kundër pushtetit mafioz.

Dhe në këtë rast për të sjellë demokracinë dhe shtetin ligjor, lideri opozitar merr parasysh edhe arrestimin apo të vritet përballë tyre, sepse ky lloj pushteti rrëzohet duke mos pyetur për veten, por duke menduar se ja vlen edhe sakrifica që shqiptarët të shpëtojnë nga oligarki-krimi dhe Rilindja si sekt që ka pushtuar PS-në.

Unë nuk po të kërkojë as të vritesh dhe as të arrestohesh, por dilju para këtij taborri horrash që kanë marrë gjitha pushtetet!

 

Etiketa: bashaNikoll Lesipolitikerama

Të lidhura

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”
Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga...

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet
Aktualitet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Këlcyrë, ku një gjimnaziste 17-vjeçare me inicialet L. Sh. ka tentuar të...

16:39 13/05/2025
Para

Urdhri ndalon takimet me 10 persona, Sadri Abazi mbledh 28 vetë në një sallë (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

16:39 13/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.