Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ngrohjes globale nuk kemi çfarë t’i bëjmë, por ndotjes dhe ambientit lokal, po

09:51 18/03/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ngrohja globale i referohet rritjes afatgjatë të temperaturës së sipërfaqes së Tokës, e vërejtur që nga periudha para-industriale (midis viteve 1850 dhe 1900) për shkak të aktiviteteve të njeriut, kryesisht djegia e karburantit fosile, e cila rrit nivelet e gazit serrë që bllokon nxehtësinë në atmosferën e Tokës.

Së bashku me ndryshimet klimatike, që dhe ato janë nxitur nga aktivitetet e njeriut, ato janë kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha globale, duke krijuar dhe përçarje mes fuqive të mëdha që janë në dilemë se nga çfarë duhet të heqin dorë për hir të qëndrueshmërisë afatgjatë të globit.

Studimet vlerësojnë se ndryshimi i klimës mund të dëmtojë rreth 4% të prodhimit vjetor ekonomik global deri në vitin 2050, si dhe të godasë në mënyrë shpërpjesëtimore shumë vende të varfra të botës.

Edhe në Shqipëri efektet e ndryshimeve klimatike kanë filluar të ndihen tashmë, duke “trazuar” ekosistemet.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencës tregojnë se temperaturat mesatare vjetore në vitin e fundit shënuan rritje +1.8 Gradë Celsius, ndërkohë që sasia vjetore e reshjeve në formë dëbore dhe shiu, në dy dekadat e fundit, ka pësuar rënie prej rreth 20%.

Ndikimi më i ndjeshëm dhe direkt është në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike, në vendin që ka një varësi të lartë nga burimet hidrike dhe po ecën shumë ngadalë në diversifikimin e sektorit.

Bujqësia është sektori tjetër që po preket nga çrregullimi i regjimit termik, veçanërisht në zonat e ulëta gjatë përmbytjeve, apo në zonat mbi ujë në periudhën e nxehtë.

Kushtet e reja të mjedisit po ndikojnë në hartën e shpërndarjes së kulturave bujqësore si të agrumeve, ullirit, pjeshkës, luleshtrydhes, apo dhe serrave me ngrohje diellore.

Ndryshimet klimatike, po sjellin efekte negative në industrinë e verës, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e prodhimit të saj. Klima po prek dhe turizmin, sidomos atë dimëror.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një studim të fundit, vuri në dukje se ndryshimet klimatike po rrisin ekspozimin e Shqipërisë ndaj fatkeqësive natyrore, duke rritur frekuencën e përmbytjeve, zjarreve të shpeshta në pyje, etj., duke krijuar dëme me rreth 1.3% të PBB-së dhe prek rreth 5000 në 100.000 banorë.

FMN rekomandon se Shqipëria duhet të gjenerojë të ardhura shtesë për të përmbushur nevojat për investime ndaj ndikimeve të klimës.

Ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike janë zhvillime komplekse, që janë krijuar për dekada me radhë dhe do të duan kohë të adresohen (nëse do të arrijnë të adresohen ndonjëherë).

Shqipëria, praktikisht do të duhet të vuajë pasojat dhe të përpiqet të minimizojë efektet e të marrë masat për t’u përballur me sfidat që i rezervon e ardhmja.

Ajo që të gjithë, sidomos politikëbërësit, kanë në dorë është të tregohemi të kujdesshëm me mjedisin dhe ambientin. Tri dekada tranzicion duket se nuk mjaftuan për të mësuar nga gabimet e të shkuarës.

Zhvillimi kaotik i pas viteve ’90 i dha një goditje të fortë mjedisit, përmes prerjes së pyjeve, ndërtimeve pa kriter në lumenj e bregdet, që përshpejtuan erozionin e tokës.

Ndërtimet po vijojnë, sidomos në kryeqytet, duke e kthyer gradualisht Tiranën në një ambient të pajetueshëm, me hapësirat që sa vijnë e ngushtohen, duke ndikuar në cilësinë e ajrit.

Ndotja është një tjetër problem i madh që sërish nuk po arrin të adresohet, madje po përkeqësohet e ndikuar nga dy faktorë kryesorë, së pari ndërtimet dhe së dyti automjetet e vjetra.

Ndryshe nga Europa që po i heq gradualisht automjetet që shkaktojnë ndotje të lartë, Shqipëria vijon të jetë varreza e makinave të Europës, me shumë prej tyre, që lëshojnë tym të zi.

Zgjidhja për plehrat fillon nga fundi, duke shpenzuar mbi 400 milionë euro nga buxheti për të rritur kapacitetet për djegien (incenerimin) në projekte që tashmë janë vërtetuar që janë tërësisht korruptive.

Është e vërtetë që Shqipëria është e vogël përballë sfidës madhore të ndryshimeve klimatike, por nuk mund të vazhdojmë të pranojmë keqpërdorimin që vijon t’i bëhet si burimeve natyrore, hapësirave, mungesës së vëmendjes ndaj faktorëve që nxisin ndotjen apo që theksojnë pasojat negative të ndryshimeve klmatike.

Të gjitha këto i kemi në dorë dhe duhet të fillojmë t’i mirëmenaxhojmë seriozisht si hapi më i rëndësishëm për të zbutur pasojat e pandalshme të ndryshimeve klimatike./Revista Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Shkeljet e bizneseve, dominon mungesa e fiskalizimit dhe punonjësit në të zezë

Shkeljet e bizneseve, dominon mungesa e fiskalizimit dhe punonjësit në të zezë

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English