Një qytetar 44-vjeçar, ka humbur jetën pasi është hedhur nga pallati ku banonte. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gramoz Pashko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetasi E. K., 44 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetasi E. K., 44 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin e policisë.