Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Takimi i thirrur nga kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare, ka përfunduar pa rezultat konkret, duke thelluar më tej krizën institucionale në Kosovë.

Mbledhja dy-orëshe, e thirrur me synimin për të zhbllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit të ri, nuk arriti të afrojë palët, ndërsa qëndrimet politike mbetën të pandryshuara.

Pas takimit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, reagoi ashpër duke e cilësuar mbledhjen si një “farsë publike” dhe duke akuzuar Kurtin për mungesë gatishmërie për kompromis.

“Morëm pjesë me vullnetin më të mirë, por, siç kishim frikë, gjithçka rezultoi një farsë. Qëndrimet e Kurtit nuk ndryshuan, dhe insistimi i tij në pozicionet e mëparshme e bën të pamundur daljen nga kriza,” deklaroi Abdixhiku para mediave.

Ky takim u zhvillua në një klimë të tensionuar politike, vetëm pak ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përcakton se Kuvendi i ri duhet të konstituohet brenda afatit përfundimtar të 26 korrikut.

Për ta përmbyllur këtë proces, duhet të zgjidhen kryetari dhe pesë nënkryetarët e Kuvendit, një hap kyç për të kaluar në formimin e qeverisë së re. Por mungesa e një konsensusi mbi kandidaturën për kryeparlamentar dhe mënyrën e votimit vazhdon ta mbajë të paralizuar punën e legjislativit.

Deri tani, deputetët e legjislaturës së re kanë zhvilluar 38 seanca të pasuksesshme që nga 15 prilli. Thelbi i ngërçit është kundërshtimi i opozitës ndaj kandidaturës së propozuar nga Vetëvendosje, si dhe përpjekja për të kaluar nga votimi i hapur në votim të fshehtë, një praktikë që, sipas shumë juristëve dhe partive opozitare, nuk ka asnjë mbështetje kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është interpretuar në mënyra të ndryshme nga subjektet politike. Vetëvendosje, përmes ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se “votimi i fshehtë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën”. Nga ana tjetër, Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës ka këmbëngulur se rendi i ditës nuk mund të modifikohet dhe se votimi i fshehtë nuk ka bazë ligjore.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka interpretuar vendimin si një qartësim se Vetëvendosje nuk mund ta bllokojë procesin e konstituimit dhe se duhet të sigurojë shumicë apo të arrijë një marrëveshje me partitë e tjera.

Edhe Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka përshëndetur aktgjykimin e Kushtetueses, duke e konsideruar atë një hap të nevojshëm për të dalë nga bllokada politike.

Ndërkohë, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesor i së drejtës, Enver Hasani, ka qenë i prerë në interpretimin e tij: “Gjykata ka konfirmuar se procedura për konstituimin e Kuvendit është e përcaktuar qartë dhe se nuk ka vend për improvizime si ndryshimi i rendit të ditës apo votimi i fshehtë.” Sipas tij, çdo devijim nga marrëveshja e 8 prillit mes partive është jokushtetues.

Në këto kushte, përkundër përpjekjeve për dialog, përplasjet politike rreth formës dhe përmbajtjes së procesit të konstituimit po mbajnë peng institucione kyçe të shtetit, ndërsa afati për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese po shkon drejt fundit.

Etiketa: KosoveNgerc politik

Të tjera

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen
Aktualitet

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Një sipërmarrës italian 54 vjeç, Massimo Ferro, ka ndërruar jetë në muajin dhjetor në Tiranë, pas një ndërhyrjeje për ngushtimin...

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”
Aktualitet

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Banorët e Rrjollit kanë hyrë sot në ditën e gjashtë të protestës kundër ndërtimit të një resorti turistik në bregdetin...

15:31 07/02/2026
Para
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

15:31 07/02/2026
Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.