Presidenti Ilir Meta në një dalje për mediat gjatë ditës së sotme, ka folur në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.
Kreu i Shteti përsëriti edhe njëherë, se veprimet e tij kanë ardhur si pasojë e dhunimit të Kushtetutës.
Meta gjithashtu kërcënoi me shpërndarjen e Parlamentit.
Ai nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tij, se dekretimi i Marsdia Xhaferllarit në vend të Arta Vorpsit ishte i bazuar në Kushtetutë.
“Për të gjithë ata që dinë të lexojnë kushtetutën dhe meqënëse po afron 22 nëntori dita kur populli votoi me referendum kushtetutën, dhe këto parime të Kushtetutës që janë edhe sot të sanksionuara pavarësisht nga deformimin e pandershme që janë bërë në pabesi ndaj vullnetit të popullit shqiptar gjatë këtyre 21 viteve, kam një paralajmërim të fundit për ata që mendojnë se betimi i Metës me dorën mbi kushtetutë si president ka qenë një proces formal apo ceremonial. Nuk ka institucion më të rëndësisshëm sesa Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e cila ka vetëm një garanat që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, me kapjen e gjykatës Kushtetuese janë të dështuara, janë të vdekura. Askush të mos guxojë të përdhosë. Është insticuioni më i rëndësishëm i vendit. Parlamenti me një dekret shpërndahet. Qeveria me një nocion mosbesimi rrëzohet. Edhe nëse dikush mendon se angazhimet e mia ka qenë ceremoniale, kjo në fund të fundit është Kushtetutë që po mbron popullin e Shqipërisë. Jam shumë i qartë secili të vazhdojë me kometencat e veta. Në momentin e duhur Presidenti do i drejtohet popullit dhe gjithë botës për të mbrojtur interesin e popullit shqiptar. Iu uroj punë të mbarë të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “, u shpreh Meta.
Dekretimi i Marsida Xhaferllarit nga presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka futur në ngërç këtë institucion.
Kjo për shkak se tashmë për të njëjtin pozicion kemi dy anëtare, Xhaferllarin dhe Arta Vorpsin.
Kjo e fundit u votua nga Kuvendit, pas përfundimit të afatit 30 ditor të presidentit, për t’u shprehur mbi listën e KED.
Duke qenë se Meta refuzoi ta dekretonte, Vorpsi ditën e djeshme legalizoi betimin e saj tek një notere.
Mirëpo Kushtetuta e përcakton qartë se një gjyqtar mund të fillojë punën në Kushtetuese, vetëm pasi të ketë bërë betimin te Presidenti.