Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga vijnë raketat? Ja kush dhe si e mbështet Hamasin

08:50 17/05/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kush e mbështet Hamasin dhe prej ku i marrin raketat? Kundërshtari i Organizatës për Çlirimin e Palestinës po lufton me sasi të mëdha raketash Izraelin.

“Radikal islamik”, kjo fjalë kyçe përdoret rregullisht në disa media gjermane në lidhje me Hamasin.

Gjatë përshkallëzimit të fundit, atribuimi ka ndryshuar: tani flitet më shumë për një organizatë terroriste islamike.

Shumica e shteteve perëndimore bëjnë gjithashtu një vlerësim të ngjashëm. Përjashtime janë Norvegjia dhe Zvicra, të cilat, duke iu referuar neutralitetit të tyre, mbajnë kontakte edhe me Hamasin – i cili në fund të fundit është edhe politikisht në pushtet në Rripin e Gazës që nga viti 2007. Vendet e tjera shkojnë edhe më tej në mbështetjen e tyre.

Si arriti Hamasi atje ku është sot?

Hamasi u themelua në gjysmën e dytë të viteve 1980 dhe ishte që atëherë në opozitë me OÇP, Organizatën për Çlirimin e Palestinës të Jaser Arafatit. E diskutueshme është nëse në fillimet e tij Hamasi u mbështet edhe me para nga qeveria izraelite si një kundërpeshë  – një skenar që të gjitha palët e refuzojnë sot me forcë.

Ndryshe nga OÇP-ja, Hamasi i mohon Izraelit të drejtën për të ekzistuar; emblema e Hamasit tregon Kupolën e Shkëmbit në Jeruzalem dhe, midis flamujve palestinezë, skicën e një shteti të pandarë palestinez, i cili përfshin edhe territorin e shtetit izraelit.

Arafati bëri paqe me Izraelin në 1993 si pjesë e Procesit të Oslos, duke i dhënë fund kështu Intifadës së Parë – por Hamasi nuk e njohu këtë dhe vazhdoi të kryente sulme në territorin izraelit. Në vitin 2006, Hamasi fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet në Rripin e Gazës, të cilat u konsoliduan një vit më vonë me një veprim të ngjashëm me grusht shteti. Që nga ajo kohë, territoret palestineze janë ndarë jo vetëm gjeografikisht por edhe politikisht: partia e moderuar Fatah nën Mahmoud Abbas sundon në Bregun Perëndimor.

Në Gaza, Hamasi i vazhdoi sulmet e tij “vetëmbrojtëse” ndaj Izraelit dhe ka pasur tre shkëmbime me ushtrinë Izraelite: 2008/09, 2012 dhe 2014.

Kush e mbështet Hamasin?

Rripi i Gazës është një nga zonat më të populluara në botë. Ai dhe është mjaft i izoluar ekonomikisht me kufij të fortifikuar me Izraelin dhe Egjiptin në jug dhe lindje dhe Detin Mesdhe në perëndim. Pjesë të mëdha të popullsisë jetojnë në varfëri të madhe dhe varen nga ndihma humanitare – e cila, megjithatë, kohët e fundit është pakësuar rëndë nën presionin e Presidentit të mëparshëm të SHBA, Donald Trump. Hamas vazhdon të gërmojë tunele kontrabandë për transportin e armëve, veçanërisht në drejtim të Egjiptit, megjithatë qeveria e atjeshme nuk ka interes ta lejojë këtë.

Një nga donatorët dhe aleatët më të rëndësishëm të Hamasit është Katari: në vitin 2012, Emiri ishte kreu i parë i shtetit që vizitoi udhëheqjen e Hamasit në Gaza. Shteti i vogël i Gjirit deri tani ka transferuar më shumë se 1.5 miliardë euro. Sidoqoftë, Izraeli shpreson që Katari t’i bashkohet “Marrëveshjes Abraham” të iniciuar nga Trumpi dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin, si disa shtete të tjera arabe.

Një aleat tjetër i rëndësishëm i Hamasit është Turqia: menjëherë para sulmeve të fundit me raketa nga Hamasi, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i premtoi në një bisedë udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, se do ta mbështesë.

Nga vijnë raketat?

Zjarri me raketa, të cilat Hamasët i drejtojnë që prej së hënës drejt Izraelit i kapërcen kulmet e deritashme të përshkallëzimit duke u nisur edhe vetëm nga shifrat: të martën, Hamasi njoftoi se kishte goditur me 130 raketa brenda pak minutash – numër me të cilin që sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite “Iron Dome” (“Kupola e Hekurt”) e kishte të vështirë t’i përballonte. Që nga e premtja, ushtria izraelite numëroi më shumë se 1.800 predha të hedhura nga Gaza. Kjo në një kohë kur çdo raketë mbrojtëse e “Kupolës së Hekurt” është shumë më e shkathët, precize dhe sigurisht më e shtrenjtë se ajo e sulmuesit.

Për një kohë të gjatë u përdorën në veçanti raketa nga Irani. Analisti Fabian Hinz, i cili është specializuar për raketat në Lindjen e Mesme, i tha transmetuesit publik gjerman ZDF: “Dihej që grupe të ndryshme e kanë zgjeruar masivisht arsenalin e tyre të raketave dhe se numri i raketave në dispozicion të tyre është në mijëra, konfirmuar disa herë nga burime izraelite “.

Etiketa: HamasRaketat

Të lidhura

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste
Bota

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Në javën e dytë të majit, në Kosovë janë regjistruar nëntë raste të fruthit te fëmijët e moshës 1 deri...

18:32 14/05/2025
Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami
Bota

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter është regjistruar sot në detin Mesdhe, rreth 20 kilometra në jug-jugperëndim të...

09:23 14/05/2025
Para
Antisemitizmi në Gjermani: paralajmërime për reagim të ashpër

Antisemitizmi në Gjermani: paralajmërime për reagim të ashpër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.