Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga sekuestrimi i miliona eurove tek arrestimet, Policia bën bilancin e një jave

12:36 09/10/2022
Reading Time: 4 min lexim

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka bërë bilancintë ditur bilancin e një jave, ku ka ka organizuar nje sërë operacionesh.

Si pasojë janë sekuestruar miliona euro pasuri, janë arrestuar qindra persona, qindra të tjerë janë proceduar penalisht dhe dhjetëra janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësine e provës materiale dhejtëra armë zjarri e lëndë narkotike te llojeve të ndryshme.

Policia e shtetit në bashkëpunim me homologët britanik kanë realizuar operacionin “Pengu” ku arrestuan 7 shtetas me rekorde kriminale. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin mbajtën peng nje shtetas dhe kërkonin 400 mijë paund për lirimin e tij.

Policia Rrugore gjithashtu ka kryer një sërë operacionesh dhe kontrollesh ku ka arrestuar dhjetëra shoferë dhe ka pezulluar qindra leje drejtimi për shkelje të ndryshmem të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit, në një javë!

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, të angazhuara 24/7, në terren, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimin dhe paligjshmëritë.

35 operacione policore kombëtare dhe ndërkombëtare, të finalizuara gjatë javës, disa prej tyre me metoda proaktive.

Janë arrestuar, proceduar 490 shtetas, nga këta: 145 janë arrestuar, 319 janë proceduar penalisht dhe 26 janë shpallur në kërkim.

Janë lokalizuar dhe kapur 15 persona në kërkim, nga të cilët 13 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni “Pengu”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët britanikë. U lirua një 30-vjeçar shqiptar që ishte marrë peng dhe u vunë në pranga 7 shtetas me rekorde kriminale, të cilët kërkonin 400 mijë paund për lirimin e tij.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me homologët italianë janë zhvilluar operacionet “Torino” dhe “Koordinatat”, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni “Porositësi”, i zhvilluar nga DVP Durrës, zbardhi një seri ngjarjesh të rënda kriminale, të ndodhura më parë. U arrestuan në flagrancë 14 shtetas dhe u shpallën në kërkim 5 shtetas të tjerë, të përfshirë në këto ngjarje, së bashku me 2 shtetas të tjerë të arrestuar më parë.

Operacioni “Parandalimi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5, u finalizua me vënien në pranga të 2 shtetasve që kishin planifikuar vjedhjen me armë në një banesë. U sekuestrua 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

10 operacione të finalizuara në fushën e armëmbajtjes pa leje. 12 armë zjarri, pjesë të ndryshme armësh, 3 armë gjahu, 4 armë sportive, 6 armë të ftohta, 4 kg tritol, municion luftarak dhe fitila zjarrpërcjellës, të sekuestruara nga Policia. 15 shtetas u vunë në pranga.

Për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve janë finalizuar 9 operacione, u vunë në pranga 21 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Si rezultat i këtyre operacioneve janë sekuestruar rreth 113 kg kanabis, 0.5 kg heroinë, doza kokaine, 200 bimë kanabis në proces tharjeje, si dhe janë asgjësuar qindra bimë narkotike të kultivuara.

Në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve janë finalizuar 3 operacione. Gjatë operacionit “Tentativa” u arrestua në flagrancë një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë që të mos kryenin veprime për djalin e tij që transportonte emigrantë të paligjshëm.

3 operacione të finalizuara dhe goditje të njëpasnjëshme për goditjen e kontrabandës së mallrave. Janë sekuestruar sasi nafte, medikamente mjekësore, mallra dhe produkte të ndryshme ushqimore, të kontrabanduara, si dhe shuma të konsiderueshme parash.

Në kuadër të operacioneve “Same” dhe “Serial” janë zbardhur disa raste të vjedhjeve, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. 3 autorë të dyshuar u vunë në pranga.

Është finalizuar operacioni “Fasada”, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e një shtetasi.

Për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është finalizuar operacioni “Tabs”, nga DVP Vlorë. U vunë në pranga 2 shtetas dhe u sekuestruan 6 komjutera që përdoreshin për lotari të palejuara, në një lokal.

Janë evidentuar dhe goditur 26 raste të krimeve mjedisore dhe 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 24 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 33 raste.

Policia Rrugore/Monitorim i pandërprerë i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, nëpërmjet mjeteve inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

  • Si rezultat i monitorimeve, janë pezulluar në total 763 leje drejtimi, nga të cilat: 642 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 87 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 34 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
  • Si rezultat i përdorimit të alkool-testuesve dhe kontrolleve me përzgjedhje, janë arrestuar 91 drejtues mjetesh, nga këta: 43 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 48 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
  • Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Kufitare/Kontrolle intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor.

  • Në bashkëpunim me DVP-të përkatëse, janë goditur 9 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
  • Janë proceduar 4 shtetas, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, 2 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe 1 shtetas për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet “blic”, në çdo qark të vendit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si dhe goditjen e kontrabandës, krimeve mjedisore dhe çdo paligjshmërie tjetër.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë të jenë prezente pranë shkollave dhe të bashkëpunojnë me oficerët e sigurisë në shkolla, stafet pedagogjike dhe bordet e prindërve, për të trajtuar çdo problematikë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

 

Të lidhura

Izraeli godet Gazën qendrore, sulme tokësore dhe ajrore në Deir al-Balah
Bota

Izraeli godet Gazën qendrore, sulme tokësore dhe ajrore në Deir al-Balah

Forcat izraelite kanë ndërmarrë një ofensivë të re tokësore dhe ajrore në qytetin Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit...

09:42 21/07/2025
Zjarri në Shkopet vijon të djegë pyjet, flakët zhvendosen mbi digën e HEC-it
Aktualitet

Zjarri në Shkopet vijon të djegë pyjet, flakët zhvendosen mbi digën e HEC-it

Një zjarr masiv ka përfshirë luginën e Shkopetit, duke shkrumbuar disa hektarë pyje me pishë të zezë. Flakët u aktivizuan...

09:30 21/07/2025
Para
Me fishekë gati për qitje, e pëson keq 36-vjeçari në Fushë Krujë  (Emri)

Me fishekë gati për qitje, e pëson keq 36-vjeçari në Fushë Krujë (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Izraeli godet Gazën qendrore, sulme tokësore dhe ajrore në Deir al-Balah

Izraeli godet Gazën qendrore, sulme tokësore dhe ajrore në Deir al-Balah

09:42 21/07/2025
Zjarri në Shkopet vijon të djegë pyjet, flakët zhvendosen mbi digën e HEC-it

Zjarri në Shkopet vijon të djegë pyjet, flakët zhvendosen mbi digën e HEC-it

09:30 21/07/2025
Fito, bosi i drogës në Ekuador, ekstradohet në SHBA, akuzat

Fito, bosi i drogës në Ekuador, ekstradohet në SHBA, akuzat

08:55 21/07/2025
Kërkoi përjashtimin e tre gjyqtarëve, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës

Seanca e radhës për dosjen “Partizani” në GJKKO

08:41 21/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.