Ditën e sotme qeveria e re mbajti mbledhjen e parë, ku u janë marrë edhe disa vendime. Ndër to janë edhe ratifikimet e disa marrëveshjeve, ndër to me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar apo konventa me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat. Ndër marrveshjet është edhe ajo me Kosovën për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.
Lista e Plotë e Vendimeve
REND DITE
PROJEKTLIGJE:
1. Për bashkëqeverisjen.
KRYEMINISTRI
- Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.
KRYEMINISTRI - Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020.
MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME - Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
MINISTRI I BRENDSHËM - Për ratifikimin e konventës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.
MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË
PROJEKTVENDIME:
- Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore për Media dhe Informim.
KRYEMINISTRI - Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.830, datë 15.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Kodit Etik Ministror”.
KRYEMINISTRI - Për disa shtesa në vendimin nr.187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar”.
KRYEMINISTRI - Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos – Kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit dhe caktimin e Bashkisë Durrës si njësi zbatuese.
ZËVENDËSKRYEMINISTRI DHE MINISTËR I SHTETIT PËR RINDËRTIMIN DHE PROGRAMIN E REFORMAVE - Për miratimin, në parim, marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).
MINISTRI I BRENDSHËM
11.Për miratimin, në parim, të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.
MINISTRI I BRENDSHËM
- Për miratimin, në parim, të ndryshimit nr.14 të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme, të ratifikuar me ligjin nr. 174/2013.
MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË - Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”.
MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË MINISTRI I INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË - Për punësimin në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes së sportistëve, që përfaqësuan denjësisht kombin shqiptar me rezultatet e tyre në Lojërat Olimpike 2020.
MINISTRI I ARSIMIT DHE SPORTIT
MINISTRI I MBROJTJES - Për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Elidiana Kasa.
MINISTRI I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE
16.Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatë Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, e cila vepron përmes Ambasadës Zvicerane në Shqipëri mbi projektin “Shkollat për shëndetësi”, faza e parë, mars 2021 – shkurt 2025, një projekt dypalësh bashkëpunimi dhe zhvillimi”.
MINISTRI I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE
MINISTRI I ARSIMIT DHE SPORTIT