Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga “Lulu te “Mevlani”, si kanë hyrë vajzat e showbizit në tregun e veshjeve

15:02 09/01/2026
Reading Time: 3 min lexim

Shumë vajza të njohura të showbizit shqiptar kanë nisur të zhvillojnë linjat e tyre të veshjeve, përfshirë ato sportive dhe klasike, duke përdorur markën personale si një mjet për të ndërtuar identitetin e tyre në treg.

Kjo është një tendencë që ka marrë hov edhe në vendet më të zhvilluara, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku figura të njohura publike si Kim Kardashian, Rihanna (në linja kozmetike dhe veshje të brendshme – të përditshme), Beyonce (veshje sportive) apo supermodelja Hailey Bieber (në produkte për kujdesin e fytyrës) kanë kthyer emrin e tyre në marka të fuqishme mode.

Një nga shembujt më të spikatur në nivel global është Kim Kardashian me linjën e saj të veshjeve SKIMS, e cila përfshin produkte si të brendshme, rroba sportive, korse dhe veshje të përditshme. E njëjta qasje po shfaqet gjithnjë e më shumë edhe në Shqipëri.

Nëse i hedh një sy faqes zyrtare të moderatores Luana Vjollca, gjen veshje sportive me markën “Lulu”, përfshirë bluza me mëngë të gjata me çmim 59 euro, jumpsuit me çmim 85 euro, komplete streçe dhe kanatiere, 77 euro, korse për trupin nga 55 deri në 108 euro, si dhe veshje për tenis me çmim 62 euro.

Bora Zemani, e njohur për stilin sportiv në përditshmërinë e saj, ka prezantuar linjën e saj të veshjeve me markën “BZZZ”, ku një bluzë “hoodie” sportive kushton 77 euro dhe tutat 57 euro.

Për linjën me material lino, çmimet variojnë nga 26 euro për pantallonat e shkurtra, 46 euro për ato të gjata, deri në 47 euro për këmishët.

Ndërkohë Armina Mevlani ka nisur linjën e saj të veshjeve për gra, kryesisht fustane me frymëzim vintage, nën markën “Mevlani”. Çmimet për këto krijime elegante variojnë nga 160 deri në 550 euro, duke synuar tregun e modës së klasit të lartë.

Kjo prirje e re e vajzave të njohura për të hyrë në industrinë e modës është një sinjal i qartë se tregu shqiptar po ndjek hapat e tregjeve ndërkombëtare.

Përdorimi i influencës në rrjete sociale për të promovuar produkte me markën e vet po kthehet në një strategji të fuqishme marketingu dhe biznesi, që jo vetëm ndihmon në ndërtimin e një imazhi personal, por edhe krijon burime të qëndrueshme të ardhurash jashtë botës së medias apo televizionit.

Sfidat e markave të luksit për zgjerim tregu

Konsumatori vendas po tregohet gjithnjë e më shumë i interesuar për blerjen e veshjeve të markave të luksit brenda Shqipërisë duke mos kërkuar më vetëm të blejë jashtë vendit.

Era Xhabafti, zëvendësmenaxhere e përgjithshme e “Mini Invest Albania”, kompania që përfaqëson markën “Boggi Milano” në Shqipëri, shpjegon se kërkesa për veshje është rritur krahasuar me vjet.

Sipas saj, kjo rritje nuk është rastësore, por lidhet me forcimin e markës, cilësinë e produkteve, dizajnet moderne dhe kulturën e re të konsumatorit shqiptar, i cili “e do të bukurën, e do luksin dhe është i gatshëm të paguajë për të.”

Zonja Xhabafti thekson se kërkesa për momentin dominohet nga konsumatori vendas, ndërsa blerjet nga turistët e huaj shtohen kryesisht gjatë sezonit veror. Edhe pse fluksi i turistëve rritet në verë, ai nuk përbën një faktor përcaktues në shitjet totale të dyqaneve të veshjeve.

Në lidhje me përpjekjet për të sjellë më shumë marka ndërkombëtare luksoze në Shqipëri, ajo pranon se ekzistojnë sfida të shumta. Mungesa e një tregu të madh, pakësimi i popullsisë dhe fuqia e ulët blerëse janë pengesat kryesore.

“Ne po punojmë për të sjellë partnerë me marka të huaja luksoze, me qëllim që shqiptarët të blejnë këto marka në vendin e tyre, duke krijuar një kulturë ‘street shopping’. Megjithatë, shumë marka bëjnë kërkime të hollësishme të tregut dhe, nëse ky treg rezulton i vogël, kjo pengon hapjen e dyqaneve të reja.

Pakësimi i popullsisë dhe niveli i ulët i të ardhurave ndikojnë negativisht në këtë proces. Nëse këta tregues nuk përmirësohen, do të jetë shumë e vështirë të kemi më shumë marka të huaja në Shqipëri”, – shprehet ajo.

Ekspertët e tregtimit të veshjeve theksojnë gjithashtu se informaliteti dhe prania e madhe e produkteve të falsifikuara përbëjnë pengesa serioze për hyrjen e markave ndërkombëtare.

Gjithashtu, një pjesë e konsumatorëve shqiptarë vazhdojnë të  blejnë veshje firmato jashtë vendit, për shkak të garancisë dhe larmisë më të madhe të produkteve./ Monitor

Të tjera

Protestë sot, shantazh sot, mashtrim sot: Durrësi nuk zgjidhet me dëmshpërblime nga xhepi ynë
Aktualitet

Protestë sot, shantazh sot, mashtrim sot: Durrësi nuk zgjidhet me dëmshpërblime nga xhepi ynë

Protestë sot, shantazh sot, mashtrim sot: Durrësi nuk zgjidhet me dëmshpërblime nga xhepi ynë Sot qytetarët e Durrësit dolën sërish...

20:38 09/01/2026
Tragjedia në Crans-Montana: Arrestohet pronari i barit ku humbën jetën 47 persona
Bota

Tragjedia në Crans-Montana: Arrestohet pronari i barit ku humbën jetën 47 persona

Zhvillimi më i fundit në lidhje me tragjedinë e ndodhur natën e Vitit të Ri në klubin “Le Constellation” në...

19:26 09/01/2026
Para
SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe zyrtarë të tjerë për tenderin 70 mln lekë

SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe zyrtarë të tjerë për tenderin 70 mln lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Protestë sot, shantazh sot, mashtrim sot: Durrësi nuk zgjidhet me dëmshpërblime nga xhepi ynë

Protestë sot, shantazh sot, mashtrim sot: Durrësi nuk zgjidhet me dëmshpërblime nga xhepi ynë

20:38 09/01/2026
Tragjedia në Crans-Montana: Arrestohet pronari i barit ku humbën jetën 47 persona

Tragjedia në Crans-Montana: Arrestohet pronari i barit ku humbën jetën 47 persona

19:26 09/01/2026
Shembet Unaza e Poshtme e Burrelit para dorëzimit nga ARRSH, tender 1.3 mln euro

Shembet Unaza e Poshtme e Burrelit para dorëzimit nga ARRSH, tender 1.3 mln euro

19:17 09/01/2026
SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe zyrtarë të tjerë për tenderin 70 mln lekë

SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe zyrtarë të tjerë për tenderin 70 mln lekë

18:54 09/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.