Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga lulet tek udhëtimet jashtë, sa kushton dashuria në Shqipëri?

09:04 14/02/2022
Reading Time: 3 min lexim

Sigurisht që është bukur të festosh me personin që do më shumë, përmes një shenje dashurie, në 14 shkurt. Ajo shenjë mund të jetë një lule, një dhuratë, një udhëtim, emëruesi i përbashkët i të cilave është padyshim fakti që kushtojnë.

Sipas hulumtimeve të ndryshme në biznese në kryeqytet, të cilët janë veshur me te kuqe që në nisje të javës së shkuar, përqendrimi i kërkesave këtë vit duket se është te lulet dhe restoranti. Dyqane të ndryshme veshjesh në rrugën tregtare “Myslym Shyri” pohojnë se blerjet kanë qenë të ulëta. Gjithashtu, në komunikim me disa dyqane në dy qendra tregtare ne vend, pohohet e njëjta tendencë.

Kjo rënie në kërkesa për blerje, megjithatë, sipas bizneseve, nuk e bën Shën Valentinin jo të festueshëm, por sugjeron se tashmë po rishikojnë mënyrën se si festojnë ditën e dashurisë, mes faktorëve si rritja e kostove të ushqimit, rritja e energjisë elektrike dhe ndikimet e vazhdueshme të pandemisë globale.

 

Ndërsa një tjetër sektor që ka pasur vëmendje në këtë ditë, ai i parfumeve, rezulton me shitje më të larta se sa veshjet. Nga parfumeria në qendrën COIN pohojnë se javën e shkuar kanë pasur një rritje kërkesash për parfume femrash kryesisht, por pa lënë pas edhe dhuratat për meshkujt, rritje të cilën e veccojnë si më të lartë se sa vitin e shkuar.

 

Ndërsa të kontaktuar nga Monitor, përfaqësuesit e shitjeve të argjendarisë “AltinBas” në bllok tregojnë se se ishin bërë shumë promocione dhe zbritje çmimi me rastin e festës së dashurisë, zbritje të cilat në shumë artikuj e kalonin vlerën e -50 % dhe këtë vit blerjet kanë qenë disi më mirë se vitet e mëparshme, megjithatë, sipas tyre, dhuratat e shtrenjta kanë nisur të jenë më pak atraktive.

“Një 14 shkurt më i mirë se dy vitet e fundit”- thotë përfaqësuesja e dyqanit të luleve dhe bimëve “Bloom” pranë Vasil Shanto. Ajo pohon se përgatitjet nisën që pas datës 10 shkurt, duke ofruar edhe aksesorë të tjerë krahas luleve si arusha, tollumbaca, kartolina etj.dhe kërkesat e blerjet, sipas saj kanë qenë më të larta se sa dy vitet e fundit në pandemi.

“ Më shumë shitje se vitet e mëparshme kemi pasur. Njerëzit kishin mundësi të gjenin diçka duke nisur nga 1000 lekë, sipas mundësive që të mos privoheshin për arsye financiare. Ose edhe thjesht një degë luleje”- tregon ajo.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se importet e luleve janë rritur vit pas viti, duke kulmuar në shkurt, mars (për festën e 8 marsit) dhe në verë, kur është periudhë dasmash. Rekordin, lulet e importuara e shënuan në 2021-n, duke u rritur me 30.2 % me bazë vjetore. Vitin e shkuar ato arritën në 1’19 mld lekë, duke përmirësuar situatën e krijuar nga nisja e pandemisë në 2020. (shih grafikun)

Oferta të shumta nisën të “bombardojnë” rrjetet sociale por edhe reklamat në televizione të ndryshme, për formën se si një çift duhet ta kalojë Ditën e Shën Valentinit. Përveç një vakti në një restorant, paketat këtë vit ofronin edhe muzikë live të personalizuar në tavolinë apo edhe fjetjen në rastin e një hoteli ose resorti, duke bërë atraktive këtë formë kalimi të festës, që në 2020 mungoi.

Edhe për Shën Valentin, udhëtimet kanë qenë të kërkuara. Ka pasur oferta nga agjenci të ndryshme në vend dhe kërkesat kanë qenë të fokusuara kryesisht në destinacione të afërta, perfektë për një shkëputje fundjave. Rajoni është preferuar shumë, duke marrë në konsideratë prenotimet paraprake nga të dhënat e tre agjencive në kryeqytet. Gjithashtu, kërkesat për Parisin, Barcelonën, Stambollin kanë qenë të larta./Monitor

Të tjera

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat
Aktualitet

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit....

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra
Aktualitet

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Pas rreth 10...

22:19 06/02/2026
Para
Bënte “kërdinë” me karta bankare, arrestohet 33-vjeçarja në Tiranë

Bënte "kërdinë" me karta bankare, arrestohet 33-vjeçarja në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

19:12 06/02/2026
Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

13:58 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.