Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga fryrja e çmimeve, tek mungesa e transparencës: Çfarë nuk shkon me bonuset e qirasë?

16:11 11/12/2019
Reading Time: 2 min lexim

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur. Përpos jetëve të humbura, dëmi ekonomik ishte shumë i madh, pasi qindra shtëpi mbetën të pabanueshme, duke bërë që mijëra persona,të jenë pa çati mbi kokë.

Pak momente më parë Ministri Fuqiplotë, Bledi Çuçi, publikoi një raport paraprak, ku 13.294 qytetarë janë të pastrehë. Nga këto 4149 janë strehuar në hotele, 395 në qendra sociale, 254 në palestra, 7383 në çadra dhe 1000 të tjerë ndodhen në Kosovë.

Kryeministri Edi Rama në një mbledhje të qeverisë, tha se brenda dhjetorit, të gjithë personat që ndodhen në hotele, do të zhvendosen në shtëpi me qira. Për të mundësuar pagesën, Bashkitë Durrës, Lezhë e Tiranë kanë miratuar bonuset e qirasë. Në Tiranë bonusi është miratuar për 922 familje, ndërsa në Durrës për 666.

Për të përfituar nga bonusi i qirasë, duhet të dorëzoni këto dokumente:

  • Vertetimi nga njësia administrative që shtëpia është e pabanueshme
  • Akt-konstatimi nga grupet ne terren që merret në Bashki
  • Çertifikata familjare
  • Llogaria bankare

Kriteret për përcaktimin e vlerës së bonusit me vendim qeverie janë:

  1. Madhesia e familjes
  2. Tipi i banesës
  3. Çmimi mesatar që ka në treg

Mirëpo kjo procedurë ngre dyshime për transparencën, pasi nuk përcaktohet shuma për çdo kategori. Nga rastet e konstatuara në terren, rezulton se për të njëjtin numër personash, bonusi i qirasë ka qenë i ndryshëm. Shumat variojnë nga 180, 200 dhe 220 në muaj. Nuk mjafton vetëm kjo, pasi bonusi i qirasë do të lëshohet në momentin, kur në bashki dorëzohet kontrata.

Nisur nga vëzhgimet në terren rezulton, se qiratë në Durrës dhe Tiranë kanë pësuar një rritje nga tërmeti. Pronarët e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, kanë përfituar nga situata për të rritur me 50 mijë apo 100 mije lekë qiratë. Një shtëpi, qiraja e së cilës ishte 200 mijë lekë të vjetra përpara tërmetit, tashmë vlera ka shkuar në 250 mijë lekë të vjetra apo edhe më shumë.

Duke krahasuar bonuset e aplikuara deri më tani dhe çmimet e qirave në treg, rezulton se nuk janë në raport të drejtë. Kjo do të thotë se bonusi i lëshuar nga bashkia nuk mbulon çmimin e qirasë. Sikur të mos mjaftonte kjo, një pjesë e shtëpive me qira në Durrës kanë dëmtime nga tërmeti, por kjo nuk i ka penguar pronarët që të kërkojnë qiradhënës.

Gjatë periudhës së post tërmetit ka pasur probleme edhe me strehimin e qytetarëve, që kanë mbetur pa shtëpi. Shumë qytetarë të Durrësit kanë aplikuar për t’u strehuar në hotele, por gjithçka ka mbetur vetëm te aplikimi, pasi askush nuk është interesuar më. Disa prej tyre kanë gjetur rrugë alternative për t’u strehuar tek të afërmit, por nuk dihet për sa kohë.

Ndërsa në zonat e Laçit, Mamurrasit shumë banorë presin që t’u çohen çadra dimërore, pasi aktualet nuk janë të favorshme, për të përballuar të ftohtin e dimrit.

Etiketa: bonusi i qiraseqiratermeti

Të lidhura

Mashtrim qindra miliona eurosh/ Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 38 shqiptarë
Aktualitet

Rrahu për vdekje shqiptarin në Greqi, dërgohet në gjyq autori

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për...

12:34 18/05/2025
Ceremonia e Përurimit, Papa Leoni: Vij para jush si një vëlla
Aktualitet

Ceremonia e Përurimit, Papa Leoni: Vij para jush si një vëlla

Gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Kishës Katolike, Papa Leoni XIV mbajti një fjalim prekës, duke u shfaqur para...

12:27 18/05/2025
Para

Humbi garën për Kryeprokurore, ja ku pritet të transferohet Arta Marku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mashtrim qindra miliona eurosh/ Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 38 shqiptarë

Rrahu për vdekje shqiptarin në Greqi, dërgohet në gjyq autori

12:34 18/05/2025
Ceremonia e Përurimit, Papa Leoni: Vij para jush si një vëlla

Ceremonia e Përurimit, Papa Leoni: Vij para jush si një vëlla

12:27 18/05/2025
Pamje nga unaza e Papa Leonit XIV, simboli i lidhjes me Kishën

Pamje nga unaza e Papa Leonit XIV, simboli i lidhjes me Kishën

12:01 18/05/2025
Kanosje ndaj gazetares gjatë protestës, Policia çon në SPAK dy demokratët

Kanosje ndaj gazetares gjatë protestës, Policia çon në SPAK dy demokratët

11:44 18/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.