Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga checkup i Nushit te laboratorët e Allajbeut:Shëndetësia e gjakosur me koncesione

16:17 04/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një tjetër seancë gjyqësore që nuk u mbajt. Përballja mes deputetes së PD-së, Albana Vokshi dhe sipërmarrëses Vilma Nushi u shty me kërkesë të prokurorit, pavarësisht se Vokshi ishte e gatshme të paraqiste dokumente që, sipas saj, faktojnë abuzimet me koncesionin e check-up-it.

Sipas deputetes, për një analizë që kushton 7 mijë lekë të vjetra, shteti i paguan kompanisë së Vilma Nushit plot 18 mijë lekë – një faturë që rëndon mbi taksapaguesit shqiptarë. Nga 3.9 milion analiza të kryera, Nushi ka përfituar mbi 4.3 miliard lekë. Jo vetëm kaq: 20 laboratorët që duhej të ndërtoheshin sipas kontratës, jo vetëm që nuk janë ngritur, por disa prej tyre janë nënkontraktuar ose ndërtuar në prona private. Shtesa të padrejta, analiza fiktive, laboratorë fantazmë – ky është realiteti i një prej koncesioneve më të denoncuara në shëndetësinë shqiptare.

Por kjo nuk është histori e izoluar. Vilma Nushi është vetëm njëra anë e medaljes. Në krahun tjetër qëndron Klodian Allajbeu, një tjetër emër që ka ndërtuar një perandori të tërë mbi shpinën e sistemit shëndetësor publik. Përmes koncesioneve të hemodializës, sterilizimit dhe laboratorëve – të gjitha të dhëna përmes procedurash të kontestuara dhe me lidhje të drejtpërdrejta me pushtetin – Allajbeu ka përfituar qindra milionë euro.

Nga pagesat për analiza të pakryera te dhënia e tokave me dokumente të dyshimta, nga tenderat e stërpërsëritur te lidhjet me zyrtarë të lartë – skemat janë të njëjta. Emrat ndryshojnë, por modeli mbetet: kontrata të fryra, abuzim me fondet publike dhe mbrojtje politike. Vilma Nushi dhe Klodian Allajbeu janë dy figurat simbol të këtij sistemi të kalbur, që ka shndërruar shëndetësinë në një industri fitimi për pak duar, ndërsa qytetari endet mes mungesës së barnave dhe aparaturave.

Drejtësia? Po vonon. Dosjet janë në SPAK, denoncimet janë bërë, hetimet janë hapur, por asgjë nuk lëviz. Ata që vodhën miliona nga sëmundjet e shqiptarëve janë ende të paprekur.

Shëndetësia në Shqipëri është kthyer në një fushë gjahu, ku qytetari paguan me taksa dhe me jetë, ndërsa pak të përzgjedhur bëjnë biznes me analizat, operacionet dhe barnat. Dhe kjo “masakër” vijon, me firmë, me vulë dhe me heshtje.

Etiketa: Klodian Allajbeureformaeditorialvilma nushi

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para
Horoskopi sot: 25 Prill 2025

Horoskopi sot: 5 Maj 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.