Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga Cambridge në Tropojë me vrap: Seb Ponari përshkon 2750 km për t’i nderuar kujtimin babait

13:32 15/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një sfidë e jashtëzakonshme që për shumëkënd do të dukej e pamundur, është bërë realitet nga Seb Ponari, shqiptari me origjinë nga Tropoja, i cili prej vitesh jeton në Angli.

Ai ka përshkuar 2750 kilometra në këmbë, nga Cambridge deri në Tropojë, përmes 9 shtetesh, brenda 40 ditësh, një udhëtim fizik e emocional që kulmon me përkujtimin e të atit të ndjerë.

Në momentin kur Sebi kaloi kufirin në pikën doganore të Hanit të Hotit, emocionet e morën përpara.

Në një ceremoni të thjeshtë mikpritjeje, ai shpërtheu në lot, kishte mbërritur më në fund në tokën shqiptare, pas një rruge që kërkonte jo vetëm fuqi fizike, por edhe forcë mendore të jashtëzakonshme.

Seb rrëfen se gjithçka nisi krejt rastësisht: “Karriera e vrapit ka filluar para dy vitesh e gjysmë. E fillova një mëngjes, u bëra me nerva me trajnerin, gjithmonë e kam pasur merak barkun rrafsh si 15 vjeç. Vrapova te një punë që e kisha 60 km larg. U mundova me vrapuar, se pas 50 km u dorëzova. Aty më kapi inati. Por edhe vrapimi më pëlqen se të bën me reflektuar dhe nga aty mu bë si pasion.”

Ideja për të ardhur në Tropojë me vrap u lind fillimisht si një mendim i largët, por këtë vit u kthye në vendim përfundimtar.

Sebi tregon: “Pas 6 muajsh, i bëra një pyetje vetes se si të shkojë në Tropojë me vrap. Por ngeli si ide. Edhe këtë vit, mu rikujtua prapë. Thashë shumë kam folur, por s’kam bërë asnjë gjë. Mbi të gjitha thashë meqë babi bën këtë vit 10 vjetorin që ka ndërruar jetë dhe do t’ia dedikoj atij. Do të shkoj nga shtëpia ime te e babait.”

Për Sebin, kjo nuk ishte vetëm një sfidë fizike, por një rrugëtim i thellë shpirtëror përballë betejave personale me veten dhe shëndetin mendor “Sepse kam vuajtur vetë dhe e vuaj. Por nuk e lë me më bllokuar si më përpara. Vrapi ka qenë faktor kryesor për mua për të përmirësuar kualitetin e jetës time. Hera e fundit që kam qenë me mendime të tepërta ishte sot. Është e pabesueshme të vraposh 2600 km dhe të ndihesh pa vlerë.”

Seb Ponari pritet të përmbyllë sfidën ditën e nesërme, në një moment simbolik që përkon me përkujtimin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të babait të tij. Vrapi do të mbyllet pranë varrit të të atit, në Tropojë.

Por udhëtimi nuk përfundon aty. Sebi ka vendosur ta ndajë në dy etapa:

“Unë këtë e kam ndarë në dy faza. Një projekti Tropoja, dhe do të ndaloj te babai i ndjerë. Më pas të nesërmen, do ta përfundoj në Ksamil, ku do të bëj disa ditë plazh.”

Një histori e jashtëzakonshme për vrapin, kujtimin, sfidën me veten dhe kthimin në rrënjë, Seb Ponari ka ecur dhe ka vrapuar jo vetëm mijëra kilometra në rrugët e Evropës, por edhe thellë brenda vetes.

Etiketa: Cambridgetropojevrap

Të lidhura

Sulmet izraelite në Iran, mbi 400 të vdekur dhe 650 të plagosur
Kryesore

Sulmet izraelite në Iran, mbi 400 të vdekur dhe 650 të plagosur

Të paktën 406 persona kanë humbur jetën dhe mbi 650 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite...

19:54 15/06/2025
Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen?
Aktualitet

Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen?

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga...

19:41 15/06/2025
Para
Manovra të rrezikshme në plazh, bllokohet mjeti në Velipojë

Manovra të rrezikshme në plazh, bllokohet mjeti në Velipojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Sulmet izraelite në Iran, mbi 400 të vdekur dhe 650 të plagosur

Sulmet izraelite në Iran, mbi 400 të vdekur dhe 650 të plagosur

19:54 15/06/2025
Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen?

Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen?

19:41 15/06/2025
E rëndë/ Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat pranë Shkopetit

E rëndë/ Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat pranë Shkopetit

19:17 15/06/2025
Kush janë 7 personat me fat që i shpëtuan tragjedisë së ‘Air India’, ja përse nuk hipën në avionin

Kush janë 7 personat me fat që i shpëtuan tragjedisë së ‘Air India’, ja përse nuk hipën në avionin

18:52 15/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.