Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga arsimi te shëndetësia, 3 arsyet pse shqiptarët braktisin vendin

22:22 13/12/2024
Reading Time: 2 min lexim

Cilësia e arsimit, sistemi shëndetësor dhe besimi tek institucionet janë tre arsyet kryesore pse shqiptarët zgjedhin të largohen nga vendi i tyre.

Këtë përgjigje dha ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, në “Çdo kënd me Merita Haklajn”, kur u pyet për valën e emigracionit, edhe 34 vite pas rënies së regjimit komunist.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për njerëz të aftë për të përparuar me reformat.

“Shqipëria ka nevojë për njerëz të aftë, njerëz profesionistë që mund ta ndihmojnë atë të bëjë përparim me reformat dhe gjithçka që duhet bërë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Njerëzit do të thonë, epo, ju e dini, nuk ka punë mjaftueshëm, apo punët nuk janë shumë të kualifikuara. Unë e shoh ndryshe. Mendoj se problem është arsimi. Cilësia e arsimit në Shqipëri duhet të përmirësohet. Kjo është arsyeja pse së fundmi ne kemi përmirësuar programin Erasmus”.

Problemi me sistemin shëndetësor sipas tij është që disa njerëz nuk marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore.

“Gjëja tjetër është që unë mendoj se edhe sistemi shëndetësor duhet të përmirësohet, sepse për disa njerëz është gjithashtu shqetësim që nuk marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore, siç do t’i merrnin në vende të tjera evropiane”.

Ndërsa për besimin tek institucionet, Gonzato thotë se kjo është gjëja më e rëndësishme për të mbajtur njerëzit në vend.

“Dhe gjëja e tretë, që mendoj se është edhe më e rëndësishme, është besimi, besimi tek institucionet. Dhe këtu hyn në lojë i gjithë elementi i shtetit ligjor. Nuk është rastësi që në Planin e Reformave dhe Rritjes, e dini, plani që kemi nisur tani për të nxitur realisht rritjen ekonomike në Shqipëri, një nga shtyllat ka të bëjë konkretisht me shtetin ligjor, sepse investitorët nuk do të vijnë në Shqipëri nëse nuk kanë besim se i gjithë sistemi është i drejtë, se interesat dhe të drejtat e tyre do të mbrohen, se nuk ka korrupsion e kështu me radhë. Është e njëjta gjë me të rinjtë. Unë kam kaluar shumë kohë në 12 muajt e fundit me të rinjtë, sepse mendoj se, në fund të fundit, është e ardhmja e tyre. Unë jam i vjetër, por mendoj se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është për ta. Dhe kështu po ju thosha, a nuk jeni të emocionuar që kjo është koha kur të rinjtë mund të luajnë vërtet një rol në një vend? E dini, në Itali kam ndier gjithmonë se të moshuarit kishin gjithmonë rolet më të rëndësishme. Unë isha gjithmonë shumë i ri për të bërë diçka. Por këtu, nuk mendoj kështu. Dhe ata thoshin, jo, nuk kam besim te sistemi, ju e dini, po nuk njohe njerëz, nuk gjen punë, nuk e merr pozicionin. Pra, ne duhet të rikthejmë tek ata besimin se nëse janë të aftë, nëse kanë arsimin e duhur, nëse janë të përkushtuar dhe të motivuar, do të bëjnë karrierë dhe do të përmbushin ambiciet e tyre. Ky është, mendoj, elementi më i rëndësishëm për t’i mbajtur njerëzit këtu”.

Etiketa: Besimi tek institucionetCilësia e arsimitNdërmjetësi i BE-sëReformatSistemi shendetesor

Të tjera

Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll: “Mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje”, banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt
Aktualitet

Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll: “Mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje”, banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt

Banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë vijojnë edhe sot protestën kundër zbatimit të projektit për ndërtimin e një resorti turistik në...

13:57 09/02/2026
Rama mbron Ballukun: Do ndërhyjmë në Kodin Penal, që pushteti ekzekutiv të mos preket!
Aktualitet

Rama mbron Ballukun: Do ndërhyjmë në Kodin Penal, që pushteti ekzekutiv të mos preket!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me Grupin Parlamentar të Partia Socialiste pas vendimit të Gjykata Kushtetuese që rivendosi pezullimin...

13:42 09/02/2026
Para
Serbia pa tifozë në përballjen ndaj Shqipërisë në Tiranë

Serbia pa tifozë në përballjen ndaj Shqipërisë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll: “Mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje”, banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt

Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll: “Mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje”, banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt

13:57 09/02/2026
Rama mbron Ballukun: Do ndërhyjmë në Kodin Penal, që pushteti ekzekutiv të mos preket!

Rama mbron Ballukun: Do ndërhyjmë në Kodin Penal, që pushteti ekzekutiv të mos preket!

13:42 09/02/2026
BIRN: Pas shembjes së rrugëve në Shqipëri qëndrojnë klientelizmi dhe korrupsioni

BIRN: Pas shembjes së rrugëve në Shqipëri qëndrojnë klientelizmi dhe korrupsioni

12:48 09/02/2026
Gjyqi në Hagë, Prokuroria kërkon 45 vite burg për ish-drejtuesit e UÇK-së

Gjyqi në Hagë, Prokuroria kërkon 45 vite burg për ish-drejtuesit e UÇK-së

11:44 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.