Këtë javë Komisioni i jashtëm i vlerësimit do të shqyrtojë zyrtarët më të lartë në Policinë e Shtetit, përfshirë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.
Burime për “BalkanWeb” raportojnë se më 5 shkurt para komisionit të jashtëm të vlerësimit do të dalë Gledis Nano, drejtor i antiterrorit.
Po në këtë datë, në sitën e vetting-ut do të kalojë edhe komandanti i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako.
Nuk do t’i shpëtojë vetting-ut as Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, i cili do të paraqitet para komisionit më 6 shkurt.
Ndërsa në datën 7 do të kalojë Artan Shkëmbi, drejtori i Drejtorisë Qendrore Hetimore, i cili është një prej 40 kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH.