Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nevoja për drithin ukrainas, OKB-ja kërkon të mbajë të hapura rrugët detare të transportit

18:14 31/10/2022
Reading Time: 2 min lexim

OKB dhe disa shtete të tjera po mudohen  të ndërmjetësojnë eksportin e grurit nga Ukraina drej vendeve të tjera, por pa sukses pasi Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në një marrëveshje për këtë çështje të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

“Anijet civile të transporteve të mallrave nuk mund të jenë kurrë një objektiv ushtarak ose të mbahen peng. Ushqimi duhet të rrjedhë,” shkroi të hënën në Twitter Amir Abdulla, bashkërendues i Kombeve të Bashkuara për këtë çështje.

OKB-ja tha se kishte një marrëveshje të përbashkët për një plan që 16 anije të lëviznin nëpër korridorin humanitar detar, duke përfshirë 12 që niseshin nga portet e Ukrainës drejt një zone inspektimi jashtë Stambollit.

Një deklaratë e së dielës tha gjithashtu se Turqia dhe OKB-ja do të siguronin ekipet e inspektimit të 40 anijeve që janë larguar nga Ukraina.

Dy anije mallrash të ngarkuara me grurë dhe prodhime të tjera bujqësore u larguan të hënën nga portet e Ukrainës, raportoi Agjencia e lajmeve France-Presse duke cituar një faqe interneti të trafikut detar.

Më shumë se 9.5 milionë tonelata grurë dhe prodhime të tjera ushqimore janë larguar nga portet ukrainase që nga fillimi i muajit gusht, sipas marrëveshjes së arritur me Ukrainën dhe Rusinë për të rifilluar dërgesat mes një krize globale ushqimore.

Rusia tha të shtunën se po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e cila përfshinte sigurimin e ekipeve të inspektimit dhe lejimin e Rusisë të eksportonte plehra artificiale, duke pretenduar se Ukraina kreu një sulm me dron kundër flotës ruse të Detit të Zi, në brigjet e Krimesë së pushtuar. Ukraina e ka mohuar sulmin.

Tregjet e grurit janë qenë të paqëndrueshme për shkak të agresionit rus në Ukrainë, meqë të dy vendet janë ndër eksportuesit më të mëdhenj të drithit në botë.Asnjë anije nuk lëvizi nëpër korridorin humanitar detar të dielën. Midis atyre që prisnin të kalonin ishte anija “Ikaria Angel”, të cilin Programi Botëror i Ushqimit e kishte kontraktuar për të dërguar 30,000 tonë grurë në Bririn e Afrikës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian paralajmëruan se uria globale mund të rritet për shkak të veprimit rus dhe i bënë thirrje Moskës të respektojë plotësisht marrëveshjen.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) paralajmëroi për pasojat katastrofike të pezullimit të pjesëmarrjes së Rusisë në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja. Me luftën në Ukrainë që ndryshon modelet globale të prodhimit dhe furnizimit me ushqime, inflacioni në vendet me të ardhura të ulëta është rritur në pothuajse 90 për qind. Rreth 345 milionë njerëz do të përjetojnë pasiguri të menjëhershme ushqimore këtë vit, tha organizata.

Ndërsa dhjetëra miliona njerëz vazhdojnë të përballen me urinë e skajshme në Afrikën Lindore dhe Somalia është në prag të urisë si pasojë e thatësirës më të keqe në 40 vjet, bllokada e ripërtërirë do të vazhdojë të pengojë importin e 80 për qind të drithit nga rajoni Rusi-Ukrainë, duke nxitur kështu urinë e mëtejshme, paralajmëroi Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit./VOA

Të tjera

Boksieri shqiptar grushton në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb
Aktualitet

Boksieri shqiptar grushton në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb

Boksieri shqiptar nga Kumanova, Astrit Sejdi, ka goditur dje në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb të njohur si...

11:47 11/08/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën, i mituri shoqërohet në Komisariatin e Bulqizës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj të Durrësit. Një automjet...

11:28 11/08/2025
Para
Replika të ashpra në Kuvend, Spiropali-Berishës: Përvetësove revolucionin e një populli të tërë

Replika të ashpra në Kuvend, Spiropali-Berishës: Përvetësove revolucionin e një populli të tërë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Boksieri shqiptar grushton në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb

Boksieri shqiptar grushton në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb

11:47 11/08/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën, i mituri shoqërohet në Komisariatin e Bulqizës

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

11:28 11/08/2025
Dita e shtatë e zjarreve në Finiq, pritet ndërhyrja e dy helikopterëve nga Greqia

Dita e shtatë e zjarreve në Finiq, pritet ndërhyrja e dy helikopterëve nga Greqia

11:21 11/08/2025
Furtunë te policët rrugore të autostradave, AMP ekzekuton 22 masa sigurie

Tentoi të fshehë provat që implikonin të vëllain, Gjykata jep masën e sigurisë për oficerin e policisë

11:17 11/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.