Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nënshtetësia do jepet me koncesion, përfitime për të huajt që blejnë pasaportën shqiptare

16:52 21/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Qeveria shqiptare ka në plan të japë së afërmi me koncesion nënshtetësinë shqiptare. Propozimi i pakërkuar ka mbërritur në zyrat e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve (ATRAK) dhe pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

“Henley & Partners” është kompania e cila është kontaktuar edhe nga kryeministri Rama më 13 nëntor 2019 në Londër, e cila ka bërë studimin e fizibilitetit për këtë koncesion.

Koncesioni pretendon se do të sjellë investitorë të huaj të cilët pasi të blejnë pasaportën shqiptare do të investojnë në Shqipëri. Ai që do të blejë nënshtetësinë shqiptare do të përjashtohet nga taksat, do të përfitojë ulje të TVSH-së në 6 përqind .

Paratë e paguara për një pasaportë shqiptare do të ndahen ndërmjet qeverisë dhe kompanisë “Henley &  Partners”, sipas një skeme të partneritetit publik privat.

“Henley & Partners” është në disa vende ku shitet nënshtetësia. Kështu në Maltë, ajo merr 4 përqind të shumës së paguar ndaj qeverisë dhe 4 përqind të çdo investimi të kryer nga personi që aplikon për pasaportën e vendit. Kjo kompani është edhe në Qipro, ku ka shpërthyer këto ditë skandali i shitjes së pasaportave të huajve. Në Qipro,  kompania merr 13 përqind komision mbi shitjen e pasurive të huajve.

Kryeministri Rama, më 13 nëntor, ishte i ftuar në Konferencën Botërore për Nënshtetësinë në Londër, të organizuar nga kompania “Henley& Partners”.

Sipas njoftimit për shtyp të organizatorëve të takimit, Kryeministri do të deklaronte se  “Shqipëria do të shesë nënshtetësinë përmes programit të dyshimtë dhe “të korruptuar”  sipas fantazisë së mediave, cash për pasaportë, të hartuar nga kompania “Henley & Partners”.

Gjatë fjalës së tij Rama tha, “unë e di se ka shumë debate mbi këtë program”, dhe “ unë e di që kur të kthehem në Shqipëri, Komisioni Evropian do të më dërgojë një shenjë alarmi për këtë, por unë besoj fort se kjo është ajo çfarë ne duhet të bëjmë.”

Por përse kryeministri kërkon ta bëjë këtë gjë, megjithëse e pranon se  kjo është e “rrezikshme”.

Arsyeja e pathëna është mungesa e investimeve të huaja në Shqipëri. Qeveria do të shfrytëzojë kulmin e pandemisë për ta kaluar këtë PPP kontraverse, kur edhe Komsioni Evropian nuk do të ketë kohë të merret me Ramën. Vera Jourova, Komisionerja e BE-së për Drejtësinë e ka deklaruar se “ Komisioni Evropian nuk do të mbështesë një skemë të përfitimit të pasaportës kundrejt pagesës”.

Thelbi i kësaj procedure është anashkalimi i procedurave të rregullta për marrjen e vizës dhe shmang vlerësimin e thellë të çdo individi mbi riskun për emigrim dhe siguri. Risku ka të bëjë me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar, evazionin fiskal.

Skandali i Qipros dhe sanksionet e BE-së

Ndërkaq, në një artikull të botuar dje, Revista “The Economist” parajmëronte një valë të zgjerimit të kësaj skeme për shitjen e nënshtetësisë nga qeveritë e dobëta, duke u justifikuar me rënien e ekonomisë gjatë pandemisë.

Artikulli i referohej një reportazhi investigativ të realizuar nga Al Jazira, ku duken politikanët qipriotë të filmuar në një operacion, me sa duket të gatshëm të shesin pasaportën e vendit të tyre një biznesmeni (fiktiv) kinez i cili, në historinë e kopertinës, ishte dënuar me shtatë vjet burg për pastrim parash, dhe kështu ishte i papërshtatshëm .

Megjithëse politikanët e përfshirë kanë protestuar në pafajësinë e tyre, Qipro ka pezulluar skemën e saj të “pasaportës së artë” nga 1 nëntori. Dhe në përgjigje të skandalit të fundit, Komisioni Evropian ka filluar veprimet ligjore për të hetuar skemën e Qipros dhe atë të ofruar nga Malta.

Sa kushton?

Në të gjithë botën, gati 100 vende ofrojnë një program “qëndrimi me investim”, duke përfshirë shumë nga vendet më të pasura të botës, të tilla si Amerika, Australia, Britania dhe Zelanda e Re. Por, vetëm një duzinë apo më shumë vende ofrojnë nënshtetësinë – duke përfshirë pesë shtete ishuj të Karaibeve (Antigua dhe Barbuda, Dominic, Grenada, St Kitts dhe Shën Lucia), një Paqësor (Vanuatu), Jordania, Turqia dhe, brenda Bashkimit Evropian, Austria, Bullgaria dhe Malta (si dhe, deri në fund të muajit, Qipro).

Shtetësia ose vendbanimi nga biznesi (CRBI) e ka origjinën e tij në një ligj të miratuar në 1984 në St Kitts, duke ofruar shtetësi për të huajt që bënë një investim “thelbësor”. Sa ndryshon thelbësisht nga vendi në vend. Në rastin e Qipros kërkohen të paktën 2 milion € (2.3 milion $) në investim, zakonisht në pronë. Malta kërkon një “dhurim” prej 650,000 € për një fond qeveritar, 150,000 € investuar në bono qeveritare dhe një blerje prone ose qira afatgjatë. Së shpejti do të shihni reklama që ofrojnë një zgjedhje të shtetësive të Karaibeve me 150 mijë dollarë.

Pop Shqipëria sa do ta shesë nënshtetësinë? Këtë do ta vendosë koncesioni PPP i kompanisë britanike.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: koncesionNenshtetesiaparaporta

Të lidhura

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike
Kryesore

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Në protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”, mes pjesëmarrësve u vu re edhe Alma...

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?
Aktualitet

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport fillestar mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e procesit të votimit, duke u bazuar...

18:36 16/05/2025
Para

Skema e pasaportave “për interes kombëtar”, qindra firma nga Topi, Nishani dhe Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

18:16 16/05/2025
Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

18:01 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.