Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen

18:39 01/02/2026
Reading Time: 3 min lexim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar zv kryeministren Belinda Balluku se po përdor pushtetin politik për të penguar drejtësinë, ndërsa sipas tij ajo është e pandehur dhe nën hetim nga SPAK për 11 tendera me vlerë rreth 1.1 miliardë euro. Në deklaratën e tij, Bardhi pretendon se Balluku po ndërton një “shtet paralel” me qëllim blerjen e heshtjes së bashkëpunëtorëve të saj të implikuar në afera korruptive.

Sipas Bardhit, zvarritja e vendimmarrjes nga Gjykata Kushtetuese dhe përdorimi i Kuvendit si justifikim për mosveprim i ka dhënë kohë Ballukut të konsolidojë kontrollin mbi institucione kyçe. Ai përmend si shembull këmbënguljen për emërimin e Viola Haxhiademit në krye të KESH-it, pavarësisht se ajo është person nën hetim, si dhe tentativën për t’i dhënë Irma Drobonikut një mandat pesëvjeçar në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike. Sipas opozitës, këto veprime synojnë garantimin e mbrojtjes politike dhe heshtjes për personat e përfshirë në hetime.

Bardhi lidh këto zhvillime edhe me arrestimin e ish drejtorit të Drejtorisë së Rrugëve, Ervis Berberi, duke pretenduar se frika nga bashkëpunimi i tij me SPAK ka shtyrë qeverinë të forcojë kontrollin mbi institucionet.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

“Belinda Balluku, e pandehur dhe nën hetim për 11 tendera me vlerë rreth 1.1 miliardë euro, po e përdor pushtetin politik për të blerë heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj të implikuar në korrupsion. Ndërsa Gjykata Kushtetuese zvarrit vendimmarrjen dhe Kuvendi përdoret si alibi për të mos vepruar, Belinda Balluku po e shfrytëzon kohën e blerë për të ndërtuar një shtet paralel, me një qëllim të vetëm: t’u japë garanci shtesë bashkëpunëtorëve të saj nën hetim që të mos flasin.

Shembujt e pengimit të drejtësisë janë flagrantë.

Këmbëngulja e Belinda Ballukut për të vendosur Viola Haxhiademin në krye të KESH-it, pavarësisht se është person nën hetim dhe e implikuar në disa nga aferat më të rënda energjitike, nuk ka asnjë lidhje me performancën apo meritën. KESH është një nyje strategjike e sektorit energjetik, me qarkullim qindra milionë euro fonde publike. Vendosja e një personi nën hetim në krye të këtij institucioni është një akt i pastër kontrolli politik mbi një sektor kritik, në një moment kur hetimet penale po thellohen. Emërimi i një personi nën hetim në krye të KESH-it është mesazh shpërblyes për heshtje dhe bindje.

Po aq e rëndë dhe e qëllimshme është tentativa për t’i dhënë Irma Drobonikut një mandat 5 vjeçar, me votë parlamenti, në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike. Edhe ajo person nën hetim. Edhe ajo e besuara e Ballukut dhe e Haxhiademit. Komisioni i Prokurimeve Publike nuk është një institucion dytësor: ai filtron dhe kontrollon çdo procedurë tenderimi në Shqipëri. Vendosja afatgjatë e një personi nën hetim në krye të këtij institucioni synon të garantojë mbrojtje politike dhe qetësi për rrethin e ngushtë të njerëzve të Belinda Ballukut, të cilët sot ndihen realisht të kërcënuar nga drejtësia.

Këto veprime nuk janë të rastësishme. Ato vijnë pas arrestimit të ish drejtorit të Drejtorisë së Rrugëve, Ervis Berberi, që mund të bashkëpunojë me SPAK-un. Pikërisht për këtë arsye po tentohet kapja afatgjatë e institucioneve kyçe: për qetësim, për garanci dhe për mbyllje gojësh.

Kjo e bën edhe më të qartë strategjinë e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për të blerë kohë përmes Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamentit. Ata nuk po presin drejtësinë. Ata po ndërtojnë mekanizma bllokimi kundër drejtësisë. Ky është ndërtim i qëllimshëm i një shteti paralel, për të penguar drejtësinë dhe për të mbytur SPAK-un.

Në çdo demokraci, kjo quhet kapje e shtetit.

Në Shqipëri, po ndodh para syve të të gjithëve.

Dhe çdo ditë heshtjeje, nga cilido institucion, është bashkëpunim me korrupsionin.”

Të tjera

SPAK: Balluku rrezikon deri në 35 vite burg me akuzat e reja
Aktualitet

SPAK: Balluku rrezikon deri në 35 vite burg me akuzat e reja

Prokurorët e SPAK deklaruan se situata ligjore e Belinda Ballukut është rënduar dhe se, me akuzat e reja të ngritura...

14:58 23/02/2026
Sokol Balla paraqitet në SPAK, dyshohet se përfitoi para si sekser i Ballukut
Aktualitet

Sokol Balla paraqitet në SPAK, dyshohet se përfitoi para si sekser i Ballukut

Gazetari dhe Drejtori i Përgjithshëm i televizionit “ABC NEWS”, Sokol Balla, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme...

11:48 23/02/2026
Para
Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës

Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK: Balluku rrezikon deri në 35 vite burg me akuzat e reja

SPAK: Balluku rrezikon deri në 35 vite burg me akuzat e reja

14:58 23/02/2026
Sokol Balla paraqitet në SPAK, dyshohet se përfitoi para si sekser i Ballukut

Sokol Balla paraqitet në SPAK, dyshohet se përfitoi para si sekser i Ballukut

11:48 23/02/2026
“Shqipëria mbetet peng nga oligarkët”/ Protesta në Rrjoll vazhdon me dhunë fizike ndaj banorëve, heshtje nga Rama e Berisha për Ulajn

“Shqipëria mbetet peng nga oligarkët”/ Protesta në Rrjoll vazhdon me dhunë fizike ndaj banorëve, heshtje nga Rama e Berisha për Ulajn

16:32 22/02/2026
Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

20:51 21/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.